Published On: 31 Gusht, 2017

Veliu dhe Danaj: Shqipëria e Bashkuar është e pashmangshme

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, të shpallur nga Qeveria e Re e Shqipërisë dhe tre përvjetorëve të tjerë, me rëndësi themelore për kombin shqiptar, sonte në Tiranë u mbajt takimi mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale. Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu dhe koordinatori i Degës së LSHB-së në Tiranë, z. Frrok Bardhi gjatë takimit me kryetarin e Listës për Shqipëri Natyrale, z. Koço Danaj diskutuan një serë çështjes me rëndësi kombëtare, që janë në shërbim të realizimit të pikave nga Memorandumi i Bashkëpunimit mes Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe Listës për Shqipëri Natyrale të nënshkruar me 4 Dhjetor të vitit 2016 në Tiranë, dhe që janë në shërbim të jetësimit të aktit juridik të 28 nëntorit të vitit 1912 të Kuvendit Mbarëkombëtar të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me kufijtë juridik dhe natyror. Veliu dhe Danaj u pajtuan, që të vazhdojnë takimet e rregullta. “Pas legalizimit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar nga Republika e Shqipërisë, përfundimisht politikën shqiptare do ta komandojnë interesat kombëtare”, deklaroi Veliu. “Shqipëria Natyrale qëndron mbi të gjitha, dhe ne jemi vetëm shërbëtor të jetësimit të aktit juridik të 28 Nëntorit të 1912-es”, përfundoi Danaj.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...