Published On: 20 Tetor, 2016

Vdiqën dy policë të burgut, arrestohen shoferët e aksidentit fatal

Janë vënë në pranga drejtuesit e mjeteve që shkaktuan aksidentin tragjik të Korçës, ku mbetën të vdekur dy policsë të burgut të Drenovës.  është arrestuar gardiani i burgut të Drenovës, N.A, 54 vjeç, i cili drejtonte automjetin tip “Skoda”, me targë AA 251 FX dhe 22-vjeçari Neki Taipi, që drejtonte furgonin, me targë AA 519 FX, tha policia.  Ata akuzohen për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pasditen e së mërkurës dy automjetet u përplasën në rrugën nacionale Korçë – Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë.

Furgoni i mallrave u përplas me autoveturën, ku po udhëtonin 4 policë të burgut të Drenovës. Ata nuk ndodheshin në shërbim, por po ktheheshin nga ceremonia e varrimit të një kolegu të tyre.

Viktima në këtë aksident mbetën: Fatmir Islamaj dhe Agim Beshi. Nuk dihen saktësisht shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet që shkak të jetë bërë një manovrim i gabuar i makinës ku po udhëtonin policët e burgut të Drenovës.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...