Published On: 17 Maj, 2017

Vdiq 141 vite më parë, gjendet trupi i paprekur i vogëlushes 3 vjeçare (Foto)

Trupi i një vajzë të vogël të vdekur në vitin 1876, i gjetur plotësisht i paprekur brenda një arkivoli metali dhe xhami në garazhin e një shtëpie në San Francisko në maj të vitit të shkuar, është identifikuar. Edith Howard Cook, vdiq në 13 tetor të vitit 1876, 6 javë përpara përvjetorit të saj të tretë.
Trupi i vajzës u gjet nga disa punëtorë ndërtimi poshtë garazhit të një shtëpie, ku mesa duket i kishte mbijetuar shpërnguljes së 30 mijë të vdekurve nga varrezat e vjetra të San Francisko të Richmond District, në Parkun Memorial të Greenlawn në Colma, në 1920.

Rasti në fjalë i kishte mahnitur studiuesit, pasi trupi i fëmijës ishte ruajtur në mënyrë aq perfekte, saqë dukej sikur ishte varrosur dje. Një kërkim për çdo të afërm të gjallë u zbulua një 82 vjeçar Peter Cook, nga Kalifornia që ADN konfirmoi se ishte i lidhur me Edith Howard Cook, transmeton noa.

Nipi i madh i vajzës tha për “KPIX 5” se ai ishte i kënaqur nga zbulimi, historinë e të cilit mund ta tregonte duke e trashëguar te fëmijët e tij. “Isha duke kërcyer nga gëzimi, sepse më dha më shumë mundësi për të mësuar rreth familjes sime”, tha ai.
Dhe familja e vajzës ishte një emër i njohur dhe interesant, si dhe i përmendur shpesh në tregimet e shoqërisë lokale. Babai i Edith, Horatio Nelson Cook, krijoi një fabrikë të suksesshme të fabrikës së lëkurës që ende ekziston nën një emër tjetër. Vajza e tij më e vogël, Ethel, dikur u quajt gruaja më e bukur në Amerikë nga një fisnik rus.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...