Published On: 11 Janar, 2017

Vdes një person në pallatin e drejtësisë

Sipas Mirlinda Gashit, personi që ka vdekur në Pallatin e Drejtësisë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Një person ka vdekur dje në ambientet e Pallatit të Drejtësisë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile. Sipas saj, personi që ka vdekur është F.Sh., rreth 50-vjeç.

Mirlinda Gashi tregoi se personi në fjalë ka qenë palë në procedurë në një çështje civile.

Ajo ka thënë se sipas dëshmitarëve, tashmë i ndjeri për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

“Gjykata Themelore menjëherë ka njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve nuk ka arritur ta rikthejë në jetë të ndjerin”, ka thënë Mirlinda Gashi për KALLXO.com.

Gashi ka treguar se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Ndërkohë që shkaqet e kësaj vdekjeje ende nuk dihen, Pallati i Drejtësisë që nga vënia në funksion është shoqëruar me probleme teknike.

Për shkak të këtyre problemeve, sidomos për shkak të mungesës së oksigjenit, punonjësit e Pallatit kanë mbajtur greva disa herë.

Për këto greva dhe këto probleme, KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi. Raportet mund t’i gjeni këtu.

Një vit më parë në oborrin e Pallatit të Drejtësisë kishte vdekur një avokat.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...