Published On: 21 Tetor, 2016

Vdekja e shqiptarit në Greqi, ekpertiza: Me kafkë të thyer e organe gjenitale të nxira

Së fundi ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore e shqiptarit Pëllumb Marnikollaj i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta në një rajon policie në Greqi.  Sipas ekpertizës në trupin e viktimës janë konstatuar shumë shenja në pjesë të ndryshme të trupit edhe pse nuk përcaktohet saktësisht se nga se i janë shkaktuar plagët dhe shenjat në trup.  Vdekja e Marnikollajt ka ardhur si pasojë e thyerjes së kafkës e gjithashtu kishte dëmtim të veshkave dhe nxirje të organeve gjenitale.

Pëllumb Marnikollaj gjeti vdekjen më 3 gusht në rajonin e policisë të Patisjas në Athinë, pasi ishte paraqitur si zakonisht për të dhënë firmën, pasi kishte një urdhër detyrim paraqitje një herë në muaj lëshuar nga gjykata e Athinës. Çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë dhe po ndiqet edhe nga avokatët Thanasis Kambajanis dhe Mimoza Caca. Policia greke ka raposrtuar versionin se shqiptari ëhstë vetëhedhur nga kati i dytë i rajonit pasi kuptoi se kishte një tjetër urdhër arresti për të. Ndërkohë familjarët hedhin dyshimin se djali i tyre është keqtrajtuar dhe dhunuar nga policia greke. Veç nxjerrjes së ekspertizës, dje dosja e të riut Pëllumb Marnikollaj i ka kaluar prokurorisë./Blitz.al/

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...