Published On: 30 Tetor, 2016

Vdekja e djalit të Dushan Mugoshës i la në vajtim disa shqiptarë të Kosovës

Vdekja e djalit të Dushan Mugoshës i njohur zyrtarisht me emrin Agim Zatriqi i bëri shumë shqiptarë në Kosovë që të vajtojnë.

Nëna e Agim Zatriqit ishte sekretarja dhe dashnorja e Dushan Mugoshës e cila nuk e kishte deklaruar kurrë publikisht për shkak të humbjes së Dushanit.

Agim Zatriqi kishte qenë njëri ndër jugosllavët më të devotshëm që në rininë e hershme bashkë me Isa Mustafën, Fatmir Sejdiun, Gani Jasharin, Azem Vllasin, Hashim Rexhepin e shumë të tjerë i cili kishte krijuar konceptin e të qenurit jugosllav i ri.

Pas luftës çlirimtare në Kosovë, Zatriqi u trajtua si një hero nga “krahu i luftës” i cili u emërua drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Edhe në këtë institucion publik ai solli pranë tij shumë personalitete që i kishin shërbyer UDB-së që në rini duke filluar nga Avni Spahiu e shumë të tjerë.

Agim Zatriqi e shëndërroi RTK-në në një institucion të një kopeje jo-profesionistësh dhe shërbyes të klaneve.

Në vajtimin e tij Presidenti Hashim Thaqi në një postim në rrjetin social Facebook kishte shkruar: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të Agim Zatriqit, ish-drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës. Me shumë sukses dhe profesionalizëm, me dedikim të pashoq, ai një kohë të gjatë e drejtoi mediumin publik. Ngushëllime të sinqerta familjes Zatriqi dhe komunitetit të gazetarëve”.

Presidenti Thaqi harron se si pikë e parë gazetarët nuk janë komunitet por ky është profesion për të cilin duhet studijuar. Mdërsa sa i përket profesionalizmit po tregohet fare mirë rezultati ku gjysma e gazetarucëve në RTK nuk dijnë shkrim-lexim.

Nuk ka munguar as Milaim Zeka në një postim të tij në rrjetin social Facebook i cili shkruan:

“Paska vdekur Agim Zatriqi
Ish drejtori i RTK- se, Agim Zatriqi, paska shkuar per ne boten tjeter. Jo me larg se sa para tri javesh, po me priste per kafe ne shtepi. Ishte i lodhur. Nga zeri e kuptova se nuk ishte mire.
Te qofte i lehte dheu mbi varrin Tend Agim. Flm per ate qe ke bere per tv publik, po edhe per deren qe ma hape ne RTK, kur shoket e mi ma kishin mbyllur!
U prefsh ne paqen dhe qetesin e asaj bote!”

Zeka e falënderon djalin e Dushan Mugoshës për derën që ja paska hapur në RTK. Mirë që e nderon të paktën për përkrahjen që ja ka dhënë. Duhet ta ketë të qartë Milaim Zeka dhe shumë të tjerë se Agim Zatriqi e ketheu RTK-në në shtëpi të njerëzve pa shkollë dhe hapja e derës që Zatriqi i paska bërë e ka dëmtuar shumë sepse më mirë ka qenë t’i kishte hapur derën në ndonjë universitet ku do të përgatitej profesionalisht.

Presidentit Thaqi dhe Milaim Zekës u shprehim ngushëllime për këtë humbje kaq të madhe.

A.S. Prishtinë
Opozita.com

Loading...
 
Displaying 1 Comments
Have Your Say
  1. Dr Hasan Blakaj thotë:

    Vdiq një bir qeni
    Ose më mirë të themi vdiq një ish këlysh jugosllav. Babai i tij ishte Sahit Zatriqi një tradhtar që i dërgoj me intrigat e tij shumë patriot në pushkatim gjatë kohës se OZN-ës në anën e Istogut. Gjatë vrasjes së disa anëtareve të NDSH për se vdekuri Sahit Zatriqi i qëllonte më shqelm. Një epror i oznës i thot bjeru Sahit se po të ishin gjallë as nga bjeshka skishe guxuar ti shikoje. Burgun e kërkova edhe unë nga një mbledhje qe e organizoj në 1981 në Istog ku u bë diferencimi politik i imi dhe familjes sime si kontrarevolucionare dhe nacionaliste. Për Thaqin nuk befasohem tash më. Për Agimin pak kush e njeh më mirë këtë njeri sesa ne të asaj kohe sepse ishim në studime kur ky ishte kryetar i lidhjes rinisë se Kosovës dhe e di saktësisht veprimin e tij bashkë më babin e ti qen Sahit Zatriqi. Bëmat e tij nuk ishin vetëm në dëm të individit por në dëm kombëtar, andaj kërkoj falje lexuesve për shprehjet sepse është i pari reagim më këto fjalë që nuk përkon më natyrën time por s ´munda të përmbahem. Ne shqiptarët jemi të çuditshëm për të bërë çudira më pat thënë një herë një shkrimtar suedez. Andaj jemi ku jemi më vlerësime të kota për njerëz që vetëm dëme i kanë sjellë kombit.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(18) Nuk Pelqej(4)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...