Published On: 25 Tetor, 2016

Varroset me nderime arsimtari shumë i respektuar Abdullah Rexhepi

 

 

Me dhimbje te thelle pranuam lajmin se me 23.10.2016 ndërroi jetë ish kolegu jonë shumë i respektuar Abdulla Rexhepi, i cili për shumë vite ishte edhe Drejtor i shkollës tonë.

Varrimi i të ndjerit është bërë sot në prani të familjes, miqve, kolegëve dhe qindra atyre që kishin ardhur ti jepnin lamtumirën e fundit nga ana Gjilanit e Kamenicës, veç bashkëfshatarëve.

Në telegramin e ngushëllimit të kolegëve të shkollës “Skënderbeu” në Përlepnicë, ka ngushëlluar familjen Rexhepi dhe të gjithë afërmit e Abdullahut.

“I shprehim ngushëllimet më të përzemërta për familjen Rexhepi!”, thuhet në telegram.

Po ashtu edhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri nëpërmjet një telegrami e ka ngushëlluar familjen Rexhepi, duke theksuar se ata duhet të jenë krenar për prindin dhe kryefamiljarin e tyre.

Po ashtu kolektivi i kësaj shkolle, për nder të punës së tij ka mbajtur sot një mbledhje komemorative nga ora 11:30 në ambientet e shkollës.

Biografia e arsimtarit Abdullah

Abdullah Rexhepi u lind me 13.3.1945 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Shkup, Drejtimi Biologji-Kimi, e ka përfunduar në vitin 1968. Përfundoi këto studime me sukses të lartë dhe me afat. Me të kryer këtë nivel shkollimi, iu mundësua të filloj punën mësimdhënës nga 1.9.1968 e deri më 3.10.1995, në shkollën e Përlepnicë, për lëndën Biologji-Kimi. Prej datës 4.10.1995 është zgjedhur drejtor i po të njëjtës shkollë, detyrë të cilën e kreu deri në pensionim, më saktë deri më 13.3.2010. Është në mesin e vetëm 3 mësimdhënësve që kanë filluar punën në këtë shkollë dhe kanë përfunduar aty. Nga jeta u nda më 23.10.2016

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...