Published On: 9 Janar, 2017

Varësia e fëmijëve në teknologji e njëjtë me atë të heroinës

Mjeku Nicholas Kardaras botoi një artikull në New York Post, me titullin “Është heroinë dixhitale: Si ekranët po i kthejnë fëmijët në psikozë droge?”
Në këtë artikull ai paralajmëron se telefonat, telefonat e mençur dhe pajisje e tjera teknologjike shkaktojnë varësi tek fëmijët.

Fëmijët për këtë arsye janë më pak të interesuar në sport dhe lexim, ndërsa shpesh kanë probleme me gjumin.

 Kardaras përshkroi përvojën e një nëne, djali i së cilës ishte i varur nga loja kompjuterike, Minecraft.

“Susan kishte vërejtur ndryshime te djali i saj gjashtë vjeçar. Ai ishte përqendruar plotësisht në lojë, dhe gjithnjë e më pak ishte i interesuar në basketboll dhe lexim. Në mëngjes, ai tregon se si ai kishte ëndërruar formën kubike”, tha mjeku.

Një natë nëna hyri në në dhomën e tij, duke menduar se ai është në gjumë, por e pa se djali po shikonte në iPad-in e tij si të ishte nën magji dhe nuk i përgjigjej thirrjeve të saj.

Pas kësaj nëna vendosi t’a largoj nga tableti dhe e ndaloi atë që të luajë lojën Minecraft.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>