Published On: 11 Shkurt, 2016

Valdez pritet të bashkohet me Guardiolan

  • Victor Valdes mund të ribashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City gjatë verës – bën të ditur Sport.

Sipas njoftimit, 34-vjeçari vazhdon të ketë raporte të mira me ish-trajnerin e Barcelonës dhe mund t’i ofrohet kontratë dyvjeçare si portier i dytë pas Joe Hart.

Spanjolli aktualisht është i huazuar te Standard Liege, ndërsa në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Portieri e ka fituar tri herë La Ligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Guardiolas te Blaugranët.

Kujtojmë që trajneri aktual i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm do ta zë vendin e Manuel Pellegrinit në postin e menaxherit të Cityt.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...