Published On: 3 Gusht, 2017

Vaji i kokosit më i mirë se secila pastë e dhëmbëve

  • Sipas një studimi të bërë nga shkencëtarët irlandez, vaji i kokosit ka aftësinë për të mbytur bakteret që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.

Ata kanë testuar mostrat e vajit të kokosit në bakteret që janë përgjegjëse për erozionin dentar.

Shkencëtarët rekomandojnë që vaji i kokosit duhet të jetë përbërësi kryesor në pastat e dhëmbëve dhe produktet e shpëlarjes së gojës.

Sipas tyre, kjo është mënyra më e mirë për të mbajtur dhëmbët dhe gojën tuaj të mbrojtur nga bakteret e ndryshme, transmeton Klan Kosova.

Kariesi dentar prek 60-90% të fëmijëve ashtu si edhe të rriturit.

Shkencëtarët thonë se vaji i kokosit i kombinuar me aditivë të tjerë kimikë mund të përdoren në produktet e higjienës dentale për të mbajtur bakteret dhe substancat e tjera të dëmshme larg gojës dhe dhëmbëve dhe për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Përveç kësaj, vaji i kokosit ka aftësinë për të vrarë kërpudhën e cila është përgjegjëse për shkarkimin vaginal, ndjesinë e djegies kur urinojnë, dhe nganjëherë edhe dhimbje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...