Published On: 27 Gusht, 2017

Ushtarët e Antiterrorit të Francës po flenë në hambarë me buburrecë e morra

  • Qindra gra të ushtarëve francezë protestuan sot në Paris, duke denoncuar “kushtet e mjerueshme të punës” në ushtri.

Protesta u organizua nga grupi “Gratë e zemëruara të ushtarëve” i cili ka rreth 5.200 anëtarë.

Mercedes Crépin, e cila ndihmoi në ngritjen e grupit, tha se disa ushtarë të anti-terrorit ishin vendosur në hangarë të lagur të infektuar me buburrecë dhe morra.

Rreth 500 vetë pritej të bashkoheshin me protestën, raportoi Le Figaro.

Pas sulmit islamik në revistën satirike Charlie Hebdo në janar 2015, qeveria franceze vendosi më shumë se 7,000 ushtarë për të ruajtur vendet dhe eventet e mëdha publike.

Faqet e lajmeve franceze raportuan të shtunën se një ushtar i lidhur me operacionin kishte qëlluar veten, duke vdekur të premten mbrëma.

Gratë e ushtarakëve kanë disa shqetësime, mes tyre, mungesa e mbështetjes për familjet e ushtarëve që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD).

“Ne ndjehemi plotësisht të pafuqishme, nuk dimë se si të përballojmë gjendjen, si të mbështesim njerëzit tanë”, tha Crépin, burri i së cilës ka PTSD pasi ka shërbyer në Afganistan, transmeton oranews.

“Ne duam të tregojmë shqetësimin tonë, ankthin dhe zemërimin tonë”, tha ajo për kanalin televiziv

Crépin gjithashtu ngriti shqetësimin mbi vështirësitë me të cilat përballen gratë e veja të ushtarëve, duke thënë se disa janë të detyruara të lënë strehimin ushtarak brenda dy ose tre muajve nga humbja e burrave dhe të marrin pak ndihmë nga ushtria.

Sistemi i pagesave të ushtrisë është një tjetër shqetësim.

Software ka raportuar se disa familje janë debitore pasi  trupat ushtarake janë paguar gabimisht dhe u kërkohet të kthejnë mbrapsht pjesën që kanë marrë tepër.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...