Published On: 28 Tetor, 2016

Ushqeu fëmijën pa dëshirë, të voglit i mbushen mushkëritë me ushqim dhe vdes

Një baba i cili vrau të birin 3-vjeçar, duke e detyruar të hante drithëra dhe makarona derisa ai u mbyt me ushqimin e tij, iu dha dënimi me burg për 9 vjet.

32-vjeçari, nga Londra veri-perëndimore, besohet se është personi i parë që ka qëndruar anonim për vrasjen e një fëmije.

Gjykata e Old Baileyt e dëgjoi rastin se si ai i kishte shkaktuar vuajtje të tepërta të voglit, stomaku dhe mushkëritë e të cilit ishin mbushur me ushqim ndërkohë që ai e mbante palëvizur.

Prokurori Simon Denison, tha se vogëlushi s’i kishte qejf drithërat, kishte frikë kur i ati ta ushqente dhe kishte filluar të qante kur i ati i kishte hapur gojën duke i mbajtur faqet dhe duke i futur ushqimin në gojë me zor.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...