Published On: 23 Prill, 2017

Uniku Messi është gjithmonë aty për të shpëtuar Barçën – Bernabeu i përulet magjisë së tij (Video)

El Clasico e fundit për sezonin 2016/17 mes Real Madridit dhe Barcelonës i takoi këtyre të fundit me rezultatin 2-3.

Ishte një ndeshje fantastike, me shumë raste nga të dy anët, por në fund u vendos nga ata që nuk shpërdoruan rastet.

Protagonistët e pjesës së parë padyshim që ishin Casemiro dhe Lionel Messi.

Çdo gjë filloi me ndërhyrjen e brazilianit në argjentinasit në minutën e 11-të dhe me kartonin e parë u nxeh dhe atmosfera.

Në minutën e 28-shënoi Casemiro, por epërsia e Los Blancos zgjati vetëm pesë minuta, pasi Lionel Messi gjeti rrugën e golit.

Luka Modric (36’) dhe Jordi Alba (43’) kishte raste për gol, por rrjetet mbetën të paprekura dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Toni Kroos, por edhe Marc-Andre ter Stegen nuk lejoi që gjermani të shënojë, ashtu si bëri pak minuta më vone Keylor Navas te rasti i Gerard Pique (59’) dhe Luis Saurez (68’).

Në minutën e 73-të Ivan Rakitic shënoi një gol të bukur më të majtën nga jashtë zona e rreptësisë.

Por, në minutën e 77-të Reali mbeti pa një lojtar pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, e gjitha kjo pas ndërhyrjes në Messin.

Kur të gjithë menduan se Barcelona do dilte fitimtare nga ky takim në lojë u fut James Rodriguez (82’), i cili pas tre minutash shënoi golin e barazimit pas asistimit nga Marcelo.

Por, i madhi, unikali, Lionel Messi, i cili është gjithmonë aty për Barcelonë, shënoi golin e fitore, i 500 në karrierë për Barcelonën e tij.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 75 pikë, me pikë të barabarta me Realin, por me një ndeshje më shumë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Deportivo de La Coruna, kurse katalunasit ndaj Osasunës. /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...