Published On: 20 Maj, 2017

Unë s’jam me Ju!

Çun Lajqi

Sa mirë që jam vetëm, me mua
E s’ rri me Ju
Po me emnin e rrajës
E prehem n’gjethin e Rugovës
Asaj të bardhës
Që vdiq për emnin e lisit të vet.
Ju
Kurrë s’mu deshtët, as sot, as nesër
S’vrapoj për namin e rremë
E stolin trekamësh
Ngjyrat i dallova ma mirë se kushdo
E zeza me të bardhën ma zbukuroi
Ballin e shokën
E s’vrapova kurrë ta puth ylberin
E qiri ti rri tjetrit
Unë rri me mua e Rugovën
E Atdheun gjak n’ damar.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...