Published On: 17 Tetor, 2016

Unë jam shqiptar Kosove!

 

Marin Mema

Une jam shqiptar kosove sepse stërgjyshërit e mi kanë dhënë shpirtin për këtë vend . Unë jam shqiptar kosove sepse stërgjyshërit e mij nuk shihnin kufij mes Shqipërisë. Unë jam shqiptar kosove sepse e kam njohur çdo element të masakrave të tmerrshme të bëra mbi vëllezerit e motrat e mija kosovare ! Une jam shqiptar kosove sepse respektoj Haxhi Zekën, Hasan Prishtinën, Isën e madh, Azem e Shote Galicën, Sulejman Vokshin, Idriz Seferin, Bedri Pejanin, Ahmet Delinë, Shaqir Smaken e shumë të tjerë. Ata janë heronj për mua !! Ata kanë një gjak me mua !!! Unë jam shqiptar kosove sepse Adem Jashari, Zahir Pajaziti e shumë të tjerë, luftuan për të njëjtin flamur, sepse në shpirtin e tyre ishte i njëjti vrull si burrat e qëmoti !!!

Une jam shqiptar kosove sepse kurrë nuk do të pranoj që historinë të ma bëjë ndonjë burracak Enver apo Enverush, sido u quajt, Albert , Hashim apo diçka tjetër. Unë jam shqiptar kosove sepse gjaku nuk bëhet ujë, sepse gjakun edhe pse une jam nga Kolonja e kam të njëjtë me çdo shqiptar kosove !! E kete nuk e ndalon askush !!

Nuk prishet e përçudnohet historia sepse disa tuafër ( me qëllim) duan të ngrenë pengesa e biles edhe”armë” moderne duke ndezur armiqësi mes të njëjtit komb.!! Nuk dua të di nëse në pushtet është Edi apo Lulzimi (sepse për çështjen kombëtare nuk ka të majtë e të djathtë, nuk ka as flamuj politike), por atë që s’mundet ta ndalojë askush nga keta BURAT me një R është të qenit shqiptar, të menduarit bashkë, të ecurit bashkë, drejt një historie që do apo s’do Enverushi është e përbashkët !!

Historia nuk është lodër, nuk është telekomandë ku çdo kush mund të shtypë stacionin që dëshiron, por është identitet, pasion, ndjenjë, është gjak, është e mbetet HISTORI !! Ndaj shpesh është më mirë të heshtesh se të broçkullisësh !! Hesht Enverushkë është më burrërore se të hollosh zërin e të bësh si burrë ! Ti nuk bëhesh kurrë burrë duke mohuar historinë !!

Unë e kuptoj se të jesh pushtetar si këta, nuk të intereson identiteti kombëtar, por kjo s’do të thotv se ne, njerëzit e thjeshtë duhet të hapim rrugë, e të lejojmë këta pseudoshqiptarë të hapin gojë e të nxjerrin të vjella antikombëtare !! Historinë e bëjnë burrat e jo gjysmë burrat !! Une jam shqiptar kosove dhe i tillë do të mbetem !!! Ndaj Enverushërit dhe gjithë çeta pas tij duhet të kafshojnë gjuhën nëse nuk u pëlqen, duhet ta bëjnë me zorr, sepse fatin e shqiptarëve të Kosovës nuk e vendos askush tjetër përveç historisë që ka drithëruar çdo shtëpi në atë tokë !! I ndjeni klithmat ? I ndjeni vuajtjet ? po masakrat , vrasjet, ndyrsitë , i ndjeni ??? E pra ato janë shpirtëra, shkuan për të qenë të lirë, e jo për tu drejtuar nga askush që për interesa personale shpik, mohon, hedh poshtë, shkel identitetin, siç po bëjnë ca nga pushtetarët me xhepa plotë e shpirt të boshatisur !!! Unë jam shqiptar kosove e këtë s’ma ndalon askush !! Historia është për burrat e jo për dallaveraxhinjtë !!

PS : Kush u mërzit le të kërkojë yjësinë në qiellin blu për hir të pushtetit të disave… Ne të tjerët nuk kemi ndasi , përkundrazi jemi shqiptarë Kosove, Çamërie, Sanxhaku, Presheve, Plave e Gucie, Podgorice , Shkupi e kështu me rradhë !! Jemi shqiptarë !!!

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...