Published On: 30 Prill, 2017

Ultimatumi dhe tre skenarët e PDK-së për rrëzimin e Isa Mustafës!

Partisë Demokratike të Kosovës i ka humbur durimi me Isa Mustafën. Nëse kryeministri i vendit nuk e procedon deri të enjten marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, atëherë PDK do ta prish koalicionin.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda PDK-së.

Sipas këtyre burimeve, deklaratat e djeshme të Isa Mustafës se pa i pasur votat, kanë rebeluar drejtuesit e partisë më të madhe në vend.

“Nëse Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk e procedon në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, atëherë PDK do ta prish Qeverinë dhe vendin do ta çoj në zgjedhje të parakohshme”, tha ky burim.

Ky burim ka saktësuar edhe mënyrën se si do të shkohet në zgjedhje.

Opsioni i parë është që Qeveria ta procedoj në Kuvend demarkacionin, dhe aty sipas të gjitha gjasave do të rrëzohet, dhe aty për aty prishet koalicioni dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Mirëpo, nëse Isa Mustafa do ta zvarris edhe më tutje procedimin e demarkacionit, atëherë PDK ose do ta prish koalicionin, ose do ta mbështes mocionin e paralajmëruar nga partitë opozitare, raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, ky burim nuk e ka përjashtuar edhe mundësinë e një opsioni të tretë, që për PDK duket pak i besueshëm, por që duket real për partinë e Isa Mustafës- LDK-në.
Sipas këtij burimi, nuk përjashtohet mundësia që ndërkombëtarët të mos lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, dhe kësisoj të vazhdoj edhe më tutje funksionimi i Qeverisë Mustafa.

Nëse Qeveria prishet deri më 5 maj, atëherë zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më datë 11 qershor.

Sipas rregullave ligjore në fuqi, zgjedhjet mbahen 30- 45 ditë, nga dita e shpalljes së Kuvendit.

Ndërkohë, në një prononcim për Gazeta Blic, deputeti i PDK-së, Shukri Buja ka thënë se sa më parë duhet të bjerë kjo qeveri.

Sipas tij, nuk është vetëm çështja e demarkacionit, por janë edhe shumë çështje tjera për të cilat kjo qeveri duhet të bjerë.

Edhe anëtari i kabinetit qeveritar nga radhët e PDK-së,  Rexhep Hoti ka thënë se sa më parë qeveria duhet ta procedoj demarkacionin, në të kundërtën vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

“Kjo do të thotë se ky koalicion i quajtur në forma të ndryshme nuk ka asnjë perspektivë në qoftë se nuk do të ulet për të marrë vendime dhe t’i kryejë detyrat e shtëpisë. Rrugë tjetër nuk ka. Pa vendimmarrje nuk mund t’i shtyjmë proceset në pafundësi. S’kemi nevojë të improvizojmë skenarë tjerë. Nëse ky koalicion s’merr vendime s’ka pse të ekzistojë”, ka thënë Hoti për Express.

Edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nëse nuk kalon demarkacioni, s’ka arsye të vazhdojë ky koalicion.

Në anën tjetër, edhe spe nga Qeveria kishin paralajmëruar se gjatë javës që po hyjmë do të procedonin demarkacionin, është vetë Isa Mustafa që dje e ka ndërruar mendimin.

Ai ka thënë se nuk do të procedohet kjo marrëveshje pa i pasur votat e nevojshme për miratim./Gazeta Blic/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...