Published On: 3 Gusht, 2017

Ukë Rugova dhe Labi komunikojnë përzemërsisht me të PAN-it (Foto)

  • Deputeti i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri dhe djali i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Uka, janë parë në disponim pas përfundimit të seancën konstituive, e cila u ndërprerë “çuditërisht” nga kryesuesi Adem Mikullovci.

Ishte Labi i cili për pak çaste shihej teksa bisedonte me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishin si dhe Pal Lekajn. Ndërsa Uka ‘shkrihej’ së qeshuri me deputetin e AAK-së nga Deçani, Rasim Selmanajn.

Ndryshe, në media është duke u përfolur vazhdimisht që dy deputetët e LAA-së, Tahiri dhe Teuta Rugova do të votojnë pro krijimit të institucioneve, respektivisht zgjedhjes së Kadri Veselit për kryetar të Parlamentit si dhe Ramush Haradinajt për kryeministër.

Derisa gjatë seancës së sotme, ishte Teuta e cila votoi propozimin e PAN-it për shtyrje 2 orësh të seancën. /Indeksonline/

T
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...