Published On: 21 Prill, 2017

UEFA publikon renditjen e re të klubeve, kampioni në vend të parë (Foto)

UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve gjatë ditës së premte, Real Madrid vazhdon të jetë skuadra më e mirë.

Paraqitjet e mira të Real Madridit në garat evropiane, kanë bërë që të vazhdojë të mbajë vendin e parë në renditjen e UEFA-s, transmeton Gazeta Express.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, që u eliminua nga Real Madridi në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 6:3.

Top pesëshen e përmbyllin Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus. Derisa Arsenali i shqiptarëve renditet në vendin e 11-të, ndërsa Manchester United nga vendi i 20-të, është ngjitur në vendin e 16’të.

Shtatë herë kampioni i Evropës, Milan mbetet në vendin e 41-të, ndërsa pesë herë kampioni i Championsit, Liverpooli, në vendin e 34’. /Express/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...