Published On: 23 Nëntor, 2016

U shfaq me burka në publik, dënohet në Itali gruaja shqiptare

Një shqiptare është dënuar me gjobë  30 mijë euro pasi ka refuzuar të heqë burkën gjatë një aktiviteti në Itali, ku dhe jeton. Gazeta italiane “il Giornale” shkruan se gruaja 40-vjeçare para një muaj, së bashku me djalin e saj, kishin marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Komuna San Vito al Tagliamento. Shqiptarja kishte shkuar e mbuluar tërësisht me veshjen e zezë myslimane.

Kryetari i Komunës ka kërkuar që ajo të zbulojë fytyrën, por gruaja shqiptare ka refuzuar. Kështu kryetari i komunës ka bërë një padi në gjykatë, ku ajo u dënua me katër muaj burgim dhe një gjobë prej 600 eurosh. Por, më pas Gjykata e Apelit ka vendosur ti lërë vetëm dënimin me gjobë prej 30 mijë eurosh.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...