Published On: 26 Maj, 2017

U mbajt Panairi i Turizmit, Hotelerisë dhe Prodhimeve Vendore

  • Më se njëzet kompani janë prezantuar të premten në Panairin e Turizmit, Hotelerisë dhe Prodhimeve Vendore, që u organizua në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shërbimet dhe produktet e tyre i kanë prezantuar agjenci të…

Më se njëzet kompani janë prezantuar të premten në Panairin e Turizmit, Hotelerisë dhe Prodhimeve Vendore, që u organizua në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Shërbimet dhe produktet e tyre i kanë prezantuar agjenci të ndryshme turistike, hoteliere dhe prodhues vendorë.

Panairi kishte për qëllim ndërtimin e shkathtësive të studentëve të turizmit dhe lidhjen e tregut të turizmit me prodhimet vendore e organizata të teknologjisë, dizajnit dhe botës digjitale në përgjithësi.

Po ashtu, për herë të parë në ngjarje të këtij lloji, studentët kanë prezantuar hulumtimet për kompanitë pjesëmarrëse dhe lidhjen e tyre me tregun e punës.

Nën idejimin dhe implementimin e prof. Evliana Berani, ligjëruese e dy lëndëve të turizmit në Kolegjin “Pjetër Budi”, panairi është organizuar i tëri nga studentët, si një përvojë e mirë e lidhjes së fushës teorike me atë praktike të punës gjatë studimeve.

Puna e studentëve është çmuar lart nga përfaqësues të “Pjetër Budit”, ndërkaq Leonora Kusari, këshilltare e lartë për bizneset e vogla dhe të mesme pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka prezantuar mundësitë që ofrohen për zhvillimin e bizneseve në Kosovë. Panairi është vizituar nga qytetarë të shumtë.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...