Published On: 10 Korrik, 2017

U gjet i vdekur një qytetar në Prishtinë (FOTO)

  • Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 18:15 në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin në fjalë.

“Ju konfirmoj se me datë 10.07.2017 rreth orës 18:15, Policia ka pranuar informatën se në rr. “Antigona Fazliu” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Ndihma e shpejtë, njësitet relevante policore, gjykatësi i procedurës paraprake, prokurori dhe ekspertët e mjekësisë ligjore kanë dal në vendin e ngjarjes”, tha ai.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për egzaminim mjeko-ligjor, përderisa rasti do të hetohet nga hetuesit kompetent policor. Informacione tjera mund të bëhen të ditura vetëm pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe pas rezultateve hetimore nga kompetentet”, ka thënë Hoxha.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...