Published On: 7 Gusht, 2017

U aksidentua sot në Tunelin e Kalimashit, ja fjalët e para të reperit të njohur

Reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko, është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit.

 Vetë këngëtari, i cili po udhëtonte drejt Velipojës për një koncert, ka postuar në Instagram foto nga makina e aksidentuar, por vetë falë zotit në gjendje të mirë.

Ai shkruan: E Shrytzoj rastin me e falenderu Zotin qe ma dha edhe ni shanse me mujt me kone ktu nmesin e juaj. Me naten e promshit e kuptova qe kom shume njerz rreth vetit qe kan kurgjo tjeter pos dashni ❤ jom kthy ma i fort se kurr , gjithmone kom mu kon afer juve ! Shihem sonte ne Rahovec

Aksidentohet rëndë në tunelin e Kalimashit reperi i njohur shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit, në të cilin është përfshirë reperi i famshëm shqiptar Asdren Gjikolli, i njohur ndryshe me emrin e skenës Gjiko.

“Telegrafi” bën me dije se makina e reperit është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit, ndërkohë që ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert.

Nuk dihet ende gjendja e reperit, i dashuri i Elita Rudit, ndërkohë që thuhet se makina e tij është dëmtuar rëndë.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...