Published On: 12 Tetor, 2017

Turqinë nuk e kemi mike për shkak të Erdoganit, por prej shqiptarëve që jetojnë atje

 

Driton Tali

Erdogani po e këqyrë punën e vet, jo të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Turqinë nuk e kemi mike për shkak të Erdoganit apo pse është myslimane ose për shkak se ishim pjesë e Perandorisë saj, por për shkak të një grupi të madh të qytetarëve të Turqisë me prejardhje nga ne, të cilët ende nuk e kanë harruar origjinën e tyre.

Të tillët i ke në të gjitha sferat e jetës në Turqi, qofte në skenën politike, qoftë në atë kulturore, qoftë në atë arsimore, ekonomike apo shkencore.

Pra, për shkak të këtij grupi të hisedarëve të Turqisë, jemi miq. Ashtu sikurse që ishim me Egjiptin kur sundohej nga Dinastia e Mehmet Ali Pashës derisa Naseri nuk e shkatërroi atë elitë atje.

Nga atëherë Egjiptin nuk e patëm më mik, ishte më shumë mik i Serbisë sesa i yni.

Mos e akuzoni Erdoganin, i cili e sheh interesin e vet. Nuk ka faj ai që ne i kemi zgjedhur vetë këta banditë analfabetë që po na sundojnë qe sa e sa!

Dhe mos e përzieni fenë me interesin kombëtar (shtetëror). Bie fjala Algjeria është një vend mysliman, por mike e Serbisë e jo e jona.

 

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...