Published On: 7 Gusht, 2017
Bota |

Turqia paralajmëron operacion ushtarak kundër kurdëve sirianë

Turqia po forcon praninë ushtarake në kufirin sirian, ndërsa presidenti turk Rexhep Erdogan ka shtuar retorikën e tij për një operacion të afërt ushtarak në Siri. Raportohet se Ankaraja po përpiqet të sigurojë mbështetjen e Moskës për një operacion të mundshëm në enklavën e Afrit në Siri, që tashmë ndodhet nën kontrollin e milicisë kurde të YPG’së.

Ankaraja akuzon YPG’në, që kontrollon pjesë të mëdha të territorit sirian përgjatë kufirit, se është një degë e PKK’së (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit) që lufton kundër shtetin turk.

“Do të ndërmarrim hapa të rëndësishëm me qëllim zhvillimin e fushatave të reja në të ardhmen e afërt”, deklaroi zoti Erdogan të shtunën përpara mbështetësve në qytetin turk Malatyas.

Mundësia për një operacion ushtarak është vlerësuar nga të gjitha mediat pro-qeveritare të Turqisë.

Moska ka vendosur forca ushtarake në rajonin Afrin të kontrolluar nga YPG-ja, disa prej tyre thuhet se ndodhen pranë kufirit turk.

Por “Turqia sheh një dritare mundësie. Tashmë ka ndryshim në terren mes Rusisë dhe SHBA’së” thotë diplomati turk në pension Aydin Selcen.

Selçen thotë se Moska është e zemëruar nga bashkëpunimi ushtarak në rritje mes YPG’së dhe SHBA’së për largimin e Shtetin Islamik nga kryeqyteti i tij i vetëdeklaruar i Rakës.

Frustrimet e Rusisë u rritën në qershor, kur një avion i Uashingtonit rrëzoi një avion bombardues të qeverisë siriane, që thuhet se kishte në shënjestër forcat e SDF’së (Forcat Demokratike Siriane).

Ankaraja ka rritur bashkëpunimin e saj diplomatik me Moskës, pasi njoftoi muajin e kaluar planet për të blerë një sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore të Rusisë.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusolgu, bisedoi të dielën me homologun e tij rus Sergej Lavrov ndërsa merrnin pjesë në një takim rajonal në Manila.

Zyrtarët turq, rusë dhe iranianë kanë planifikuar të mbajnë një takim dy-ditor mbi Sirinë duke filluar të martën në Teheran.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...