Published On: 20 Nëntor, 2016
Bota |

Turqia heq dorë nga bashkimi me BE/ Erdogan: Shkojmë me Kinën e Rusinë

Turqia nuk duhet te bashkohet “me çdo kusht” me Bashkimin Europian, citohet të ketë deklaruar Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Kreu i shtetit turk, ka deklaruar se në vend të anëtarësimit në BE, Turqia mund të bëhet pjesë e një blloku sigurie të dominuar nga Kina, Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore.

Perspektiva për hyrjen në BE, duket me e largët se kurrë për anëtarin e NATO-s, Turqinë, e cila prej 11 vitesh është ende në bisedime me Bashkimin Evropian. Udhëheqësit evropiane janë treguar tejet kritikë me Turqinë, mbi shkeljen e demokracisë ne vend.

Sipas të përditshmes turke, “Hyrjet”, Erdogan citohet të ketë thënë se “Turqia duhet të ndjehet e qetë. Nuk duhet të themi, për ne është vetëm Bashkimi evropian me çdo kusht”

Kina, Rusia dhe katër vendet e Azise Qendrore – Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani – kanë formuar Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në vitin 2001 si një bllok i sigurisë rajonale për te luftuar kërcënimet e mundshme nga islamizmi radikal dhe trafikut te drogës nga Afganistani fqinj.

Ne vitin 2013, Ankaraja u be partner dialogu në Shangai 5. Erdogan javën e kaluar beri thirrje turqve te jenë të durueshëm deri në fund të vitit mbi marrëdhëniet me Evropën, ndërsa ka deklaruar se një referendum mund të mbahet në vitin 2017në lidhje me anëtarësimin në BE.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...