Published On: 11 Janar, 2017

TURPI I NJË PARLAMENTI BALLGUR

sef_krasniqi
Sefedin Krasniqi

Po ku mund të bëj rezolutë një Parlament Ballgur ku ka veç anëtarë mburraveca e burracaka. Një parlament ku opozita e dehur për pushtet kërkon me një të “rame dy të vrame”. A dinë të na shpjegojnë a u tubuan të kërkojnë lirimin e Ramushit a ta rrëzojnë Qeverinë!?
Opozita ku fjalën kryesore e ka LVV dhe mazohisti e narcizoidi Albin Kurti, i cili shfryhet si gomë e kamionit 16 tonësh kur has në gozhdë dhe fyen me radhë, burra e gra. Sa mirë që në këtë Parlament Ballgur nuk ka edhe fëmijë. Albini i LVV ligjëron bukur dhe lutet sikur bilbili kur këndon dhe thotë “bëne zot llugë”!?

Çfarë rezolute voton një Pozitë, e cila lutet gjithë natën të përsëritet viti 2004 (PDK) dhe të frikësohet bashkësia ndërkombëtare nga fillimi i protestave të dhunshme dhe t’iu futet përsëri flaka kishave, por tash edhe xhamive, vetëm për t’ua shpëtuar bythën komandantëve të Rognerit dhe komandantëve të leshit që vranë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës!?

A u kontrabandua Nehat Thaqi me Ramushin?

 

Kam shumë dyshime se Dosja me elemente të reja për të ngre nje aktakuzë kundër Ramushit është “vjedhur” nga SHISH i Shqipërisë. Por kush e vodhi? A ishte udhëtimi i Thaçit në Tiranë vetëm për ta dekoruar Dritëro Agollin? Normalisht të dekoruarit ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e dekorimeve në vendin nikoqir. Po, Edi Rama që e ka burgosur Ismail Ballistin, për hatër të Vuçiqit, pse nuk reagoi plot dy ditë? I ndihmoi Thaçit ndonjë gjë, në punët e tij të pista?
Kur u arrestua Nehat Thaqi (me Q të butë) u harxhua shumë ngjyrë e shumë fjalë dhe autoritet serbe, nga kërcënimi për një dënim shembullor për terrorizëm (15 vite), papritmas e liruan, pa asnjë therrë në këmbë. Kur doli para kamerave prisja të shoh një Nehat të thyer e të dobësuar që nuk do të peshonte me shumë se 45 kg. Por, ai doli më i freskët sesa që ditën kur serbët e arrestuan.
Dihet që serbët për lirimin e tij nuk marrin para, por a mos e kontrabanduan bashkë me Hashim Thaçin për ta organizuar një rrjetë ku Ramushi do të binte si merimanga.

Naivitet i Ramushit dhe i këshilltarëve të tij

Sikur të isha në vend të Ramushit, do të kërkoja nga ata që e bindën ta tregojë publikisht ftesën e Trumpit, e cila ishte e nënshkruar nga një biznesmen dhe do ta pyesja personin që ia ka pre biletën për SHBA, nëse s’e ka bërë vetë, kush i tregoi policisë së Francës, të cilët tashmë e dinin që Ramushi po iu shkonte “si ujkut në gojë”, prandaj të gjitha përgatitjet ishin bërë ta prisnin gjahun.
Pse nuk e arrestoi Zvicra Ramushin?
Po supozoj që Ramushi ka mbërri me aeroplan nga Kosova. Nëse është kështu, çdo pasagjer që ateron në aeroportin e Bazelit, nëse duhet të marrë një lidhje për SHBA apo vend tjetër, nga aeroporti në anën e Francës, ka mundësi të zgjedh korridorin që të dërgon drejt në doganën e Francës pa kaluar nëpër doganën e Zvicrës.

E treta e vërteta

Thaçi e ka djegur dy herë deri tash Ramushin. Të parën herë kur bashkë me Rexhep Selimin, gjatë luftës, ia kanë prishur marrëveshjen me Tahir Zemajn, sipas të cilës Ramushi kishte pranuar postin e zëvendëskomandantit për Zonën e Dukagjinit. E dyta kur ia shtroi tapetin e kuq në aeroportin Adem Jashari dhe i premtoi se do t’ia lëshojë vendin e kryeministrit. Në vazhdim ia lëshoi në shpinë Adem Demaçin, i cili tha, “Ramushi po lyp shumë, na e kemi kryeministrin”.
E treta e vërteta e vërteta. Nëse lirohet Ramushi, që tash për tash nuk besoj që ka gjasa, sepse Franca nuk është Slloveni, pasi drejtësia ndikohet shumë pak nga politika, atëherë Ramushit i mbetet atyre që ia punuan kaq mjeshtërisht t’iu kërkojë llogari me kanun. Është thirrje ogurzezë, por e vetmja që taborin e Thaçit e bje në mend. Përndryshe, Ramushi duhet të angazhojë avokatët të fortë dhe t’i paguaj mirë, sepse protestat e shqiptarëve nuk i ndihmojnë gjë.

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>