Published On: 30 Nëntor, 2016

Tryezë shkencore për arsim dhe shkencë

 

Prof. Dr. Jahja Kokaj

 Drejtor i QHZHK

Përderisa zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, konkurrencës globale ekonomike në dy dekadat e fundit ka marrë hov, sistemi ynë i shkollimit në të gjitha nivelet fatkeqësisht është në kahje të degradimit.

Secili prej juve është koshient që degradimi i arsimimit nga fillorja gjerë në nivele akademike ka gradacion me rënie drastike. Shkollimi në bodrume, garazha e ngjashëm i viteve të 90-ta në shkollat e mbijetesës dhe shkollimi i pas luftës i karakterizuar me eksperimente “Pavlloviane”, sistem jo profesional  i deformuar dhe për qëllime ekonomike e politike konstituon gati 30 vite të një sistemi degradues kuazi arsimor dhe kuazi-shkencor.

Bazuar në faktin që vetëm shkollimi cilësorë në të gjitha nivelet garanton një zhvillim të shëndoshë kombëtar, konsiderojmë që njeri nga faktorët më relevant që ka gjeruar një situatë të vështirë dhe pa perspektivë në Kosovë është sistemi dhe dinamika e përmendur arsimore dhe shkencore. A duhet të presim edhe disa dekada me këtë gradacion degradues të shoqëruar me blerje të doktoratave dhe diplomave në të gjitha nivelet, me kuazi universitete dhe kuazi shkolla që gjenerojne pa perspektive dhe fatkeqësi kombëtare?

Qendra hulumtuese për zhvillimin e Kosovës ( QHZHK), Departamenti i arsimit dhe shkencës, organizon këtë Tryezë shkencore për të evidentuar në mënyrë shkencore të metat ekzistuese dhe identifikuar mënyrën dhe metodologjinë e ndryshimit të këtij sistemi në një sistem profesional dhe prosperues të arsimimit dhe shkencës në Kosovë. Tryeza mbahet me 11.12.2016, në Hotelin Sëiss Diamond në Prishtinë.
Përfundimet që do të dalin nga kjo tryezë të bazuara në pikat e mëposhtme, do të gjenerojnë një dokument, konsiderojmë kombëtar, që do të ketë karakter këshillëdhënës, me metodologjinë kohore dhe vëllimore se si duhet vepruar që të reversohet kjo gjendje dhe ky trend zhvillimor, në kahje pozitive të dëshiruar. Përfundimet instruktive që dalin nga kjo tryezë do ti përdorë QHZHK për realizimin profesional të planeve të saja.

Pas studimit të dy dokumenteve me rëndësi kombëtare: RAPORTIN E FUNDIT TË PROGRESIT TË MASHT DHE  CILËSIA E ARSIMIMIT DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E AFTËSIVE NË SHQIPËRI, si dhe dokumentet për çështje arsimore të MIT dhe informacione tjera ndërkombëtare, QHZHK, Departamenti për Arsim dhe Shkencë organizon këtë Tryezë shkencore, e cila ka këto objektiva:

  1. Që të analizojë rezultatet dhe përvojën që ka arritë MASHT në procesin e edukimit dhe kultivimit të mendimit shkencor në Kosovë dhe mangësitë ekzistuese në punën e gjertanishme.
  2. Bazuar në të arriturat bashkëkohore në shkencën dhe praktikën e mësimdhënies dhe aktivitetit shkencore në Botë dhe ndërlidhjen në mes tyre, do të nxirren rekomandime të reja për një punë më efektive në procesin edukativ, arsimor dhe shkencor, me qëllim të zhvillimit të Kosovës.
  3. Qëllimi i analizave kritike të punës së gjertanishme të arsimit dhe shkencës në Kosovë nuk është kritika e ekzistueses apo të së kaluarës, por gjetja e formave kreative dhe strategjive të reja inventive për zhvillimin e arsimimit dhe shkencës në Kosovë. Pra qëllimi i kësaj tryeze dhe Departamentit përkatës të QHZHK është një aktivitet ndajshtues apo komplementar me sistemin ekzistues në Kosovë. Format e bashkëpunimit të frytshëm me qëllim të ngritjes, së cilësisë do të jetë një nga qëllimet me shumë rëndësi. Pra, brenda kornizave ligjore të MASHT, QHZHK, bazuar në ekspertet e sajë dhe ekspertet kulminat që janë bashkëpunëtorë të qendrës, mundohet të kontribuojë në mënyrë kreative me forma të organizimit të sistemit arsimoro-shkencor, përfshi këtu aktivitetet didaktike dhe edukative në përgjithësi.
  4. Arritja e ekselencës në mësimdhënie, mësim-nxënie, hulumtime, transferit të t’arritura të fundit shkencore-teknologjike dhe kyçjes në zhvillimet shkencore kreative në Botë, që do të mundësojë zhvillimin e liderëve në disiplina të ndryshme me qëllim të ndryshimit të gjendjes kombëtare dhe për të kontribuar në progresin njerëzor në përgjithësi.
  5. Përvetësimi i metodave aktuale në botë për mësimdhënës dhe mësimnxënie efikase, zhvillimi i kuadrit kompetent shkencorë të kyçur në rrjedhat e larta shkencore kreative botuese dhe lidhmëria simbiotike shkencoro-arsimore do të jetë qëllimi i QHZHK-së, Departamentit ASH dhe kësaj Tryeze shkencore.
  6. Konform me analizat dhe rezultatet e Tryezës shkencore në fjalë do të bëhen plane të detajuara për Hapjen e Shkollës Ndërkombëtare të Kosovës (SHNK), Institutit Kosovar të Teknologjisë (IKT) dhe Laboratorit metrologjik për matje të cilësisë dhe për hulumtime, për themelimin e të cilave QHZHK në koordinim dhe e mbështetur nga Fondi Behgjet Pacolli ka marrë vendime paraprake.

Me qëllim të sinkronizimit komplementarë të aktiviteteve dhe strategjive kreative për avancimin e sistemit mësimor-shkencorë për avancimin e teknologjisë, ekonomisë dhe progresit kombëtar, QHZH, Departamenti për Arsim-Shkencë e teknologji, është i hapur dhe mirëpret idetë e secilit. Jeni të mirë se ardhur me idetë e juaja të çmuara në këtë tryezë, apo edhe më vonë, të cilat mund ti dërgoni në adresën tonë zyrtare: qhzhk@qendrahulumtuese.org

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...