Published On: 26 Maj, 2017
Bota |

Trump thotë se do t’i kufizojë shitjet e automjetëve gjermane

Mediat gjermane raportuan të premten se, presidenti amerikan Donald Trump kishte sulmuar politikat gjermane gjatë takimit të zhvilluar me krerët e BE-së, Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker.

“Suddeutsche Zeitung” sugjeroi se numrin një të Uashingtonit e bezdiste fuqia ekonomike gjermane dhe se gjatë takimit e kishte quajtur si shumë të keq suficitin tregtar të Gjermanisë.

Edhe “Spiegel Online”, që citon burime që gjendeshin në takim, thotë se presidenti amerikan i kishte cilësuar si shumë të këqinj gjermanët. Sipas medieve, Trump kishte sinjalizuar se do të kufizonte shitjet e automjeteve gjermane në SHBA.

Raportimet në media kanë nxitur reagimet e zyrtarëve gjermanë, që kanë nxituar të mbrojnë suficitin tregtar të vendit. I pari që reagoi ishte zëdhënësi i qeverisë, Georg Streiter, shkruan Tch.

“Suficiti tregtar nuk është ai i mirë dhe as i keq. Ai është rezultat i bashkëveprimit të furnizimeve dhe kërkesës në tregjet globale. Ai ka të bëjë me faktorë që nuk ndikohen drejtpërdrejt nga politikat fiskale dhe ekonomike të Gjermanisë”, tha Georg Streiter.

Nuk munguan komentet as nga numri një i industrisë së automobilëve në Gjermani, Kay Lindeman.

“Nuk ka arsye përse SHBA të mos bëjnë përpjekje nga ana e tyre për të reduktuar suficitin, duke u bërë më konkurrues përmes rritjes së prodhimit. Ka shumë mënyra për ta bërë, por proteksionizmi nuk është zgjidhje”, tha Kay Lindeman, shefi i industrisë së automobilëve.

Ndërkohë, presidenti i Komisionit Europian u përpoq të zbuste situatën, duke thënë se komentet e Trumpit ndaj Gjermanisë nuk kishin qenë agresive. Sipas tij, raportimet e medieve ishin të ekzagjeruara.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...