Published On: 24 Nëntor, 2016

Trump rrezikon të mos bëhet president

Ai ka marrë urimet nga gjithë bota për zgjedhjen e tij në krye të Shteteve të Bashkuara dhe mbledhja e 538 të deleguarve të Kolegjit Elektoral më 19 dhjetor, që është hallka e fundit që i jep ‘vulën’ e Presidentit, konsiderohet thjesht formalitet.

Por brenda këtij Kolegji ka një lëvizje që po tenton ta shmangë Donald Trump. Dy të zgjedhur demokratë në këtë kolegjium, Bret Chiafalo dhe Michael Baca kanë nisur një fushatë ku shpresojnë që të sigurojnë të paktën 37 vota nga republikanët për të refuzuar Donald Trump president, përcjell top-channel.

Duke folur për revistën “Politico”, Baca thotë se lëvizja nuk synon që t’u heqë republikanëve të drejtën për të patur Presidentin pas largimit të Barack Obamas më 20 janar të vitit të ardhshëm. Madje të dy nismëtarët thonë se edhe ata vetë do të heqin dorë nga votimi për Hillary Clinton dhe ftojnë republikanët që të shkruajnë një emër tjetër, duke këshilluar Mitt Romney-n dhe John Kasich.

Nëse skenari i tyre realizohet, atëherë do të futet në lojë Kongresi, që do të vendoste për kandidaturën e nominuar nga Kolegji Elektoral.

“Etërit tanë themelues e konceptuan Kolegjin Elektoral si mburojën e fundit dhe unë mendoj se kjo është mundësia për të vepruar që të kemi një president të arsyeshëm dhe që ndan vlerat tona amerikane”, citohet Baca për DailyNews.

Gjasat që një skenar i tillë të ndodhë janë thuajse të pamundura, por nëse do të ndodhte, do të ishte një rast unik në historinë e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...