Published On: 21 Prill, 2017
Bota |

Trump nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që i kërkon Departamentit të Thesarit të shqyrtojë rregulla të rëndësishme tatimore, që u vunë në zbatim vitin e kaluar, me synimin për të plotësuar premtimin e bërë gjatë fushatës, për të pakësuar barrën e taksave mbi amerikanët.

Presidenti nënshkroi gjithashtu dy memorandume që udhëzojnë rishikimin e një ligji të vitit 2010 për reformimin e Wall Streetit, që bankat dhe kompanitë e sigurimeve thonë se i pengojnë të bëjnë biznes.

Memorandumet do të rishikojnë dy pjesë të ligjit të njohur si “Akti Dodd-Frank” që u kritikua, për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare 2007-09. Pjesët e ligjit japin hollësi sesi bankat e mëdha mund të përfundojnë gjatë një krize financiare dhe autorizojnë rregullatorët financiarë amerikanë të identifikojnë rreziqet e mëdha në sistemin financiar amerikan.

Dokumentet e udhëzojnë Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin, të rishikojë dispozita të rëndësishme të kodit të taksave dhe “Aktit Dodd-Frank”, dhe më pas të njoftojë Shtëpinë e Bardhë mbi rrugët për t’i përmirësuar ato.

Mnuchin tha të enjten se Departamenti i Thesarit po punon “ditë e natë” për reformën e taksave dhe se së shpejti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha në fillim të kësaj jave se plani i taksave do të jetë gati gjatë këtij viti.

Megjithatë, urdhri për rishikimin e taksave i jep mundësinë administratës së tij që të kryejë një rishikim të kodit tatimor, që është i pavarur nga Kongresi.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...