Lajme Lajmi Levizes

Trump: Gati të përdorim armët bërthamore kundër Koresë së Veriut

  • Testi i raketës së parë ndërkontinentale i kryer më 4 korrik nga Korea e Veriut ka qenë temë bisedimesh në samitin e G20’s në Hamburg. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti Donald Trump ka riafirmuar “angazhimin e hekurt” të Shteteve të Bashkuara në mbrojtje të Koresë së Jugut dhe Japonisë, “duke përdorur të gjithë gamën e kapaciteteve të saj, përfshirë atë bërthamore”.

Mësohet se Trump, homologu koreano-jugor Moon Jae in dhe kryeministri Japonez Shinzo Abe kanë shpërndarë në Hamburg një deklaratë të përbashkët sa i takon kërcënimit që përbën regjimi i Penianit.

Por çfarë do të thotë kjo deklaratë? Së pari, ajo siguron aleatët e mëdhenj të Shteteve të Bashkuara në Azi se Amerika nuk do të hezitojë t’i bëjë ballë një sulmi koreano-verior ndaj Seulit ose Tokios.

Kjo, pavarësisht një kundërsulmi eventual të Penianit, që mund të godasë një qytet amerikan. Testi i 4 korrikut tregoi se lideri i vendit komunist, Kim Jong un ka në dispozicion një raketë ndërkontinentale, ende në fazë eksperimentale, por që mund të godasë Alaskën.

Gjatë Luftës së Ftohtë pyetjet që qarkullonin ishin nëse Amerika do të rrezikonte të goditej nga një raketë sovjetike në Los Angeles për të mbrojtur Europën.

Tani pyetja është nëse amerikanët janë gati të rrezikojnë një sulm në Alaskë për të shpëtuar Seulin dhe Tokion dhe Trump është përgjigjur po.

Një domethënie tjetër e deklaratës së përbashkët është sinjali që Trump i jep koreano-jugorëve dhe japonezëve se nuk kanë nevojë të pajisen me raketa bërthamore për t’u balancuar ndaj kërcënimit të Penianit.

Edhe ky është gjithashtu një angazhim që mund të mirëpritet nga Pekini.

Ajo çka vlen të theksohet është se kriza koreano-veriore ndodhet në një fazë të paqëndrueshme dhe të pasigurt, mes rrezikut të një katastrofe dhe përpjekjeve për të negociuar.

Lideri koreano-jugor Moon Jae in, nga Gjermania ka përsëritur gatishmërinë për të shkuar në Penian për bisedime direkte, duke ofruar edhe bashkëpunim ekonomik në këmbim të çtensionimit të situatës. Tani pritet një përgjigje nga Kim Jong un.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *