Published On: 11 Janar, 2017
Bota |

Trump e nis me skandal: Shikojeni çka i bën gazetarit të CNN (Video)

Presidenti i ri amerikan Donald Trump duket se nuk i ka përmirësuar raportet me televizionin CNN, pasi që në momentin që gazetari i këtij televizioni tentoi t’i bëjë pyetje, ai reagoi ashpër kundër tij.

Trump ka mbajtur sot konferencën e parë për media që kur është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara, dhe derisa shumë gazetar tentonin të merrnin fjalën për t’i shtruar pyetje njëjtë reagoi edhe gazetari i CNN-it, Jim Acosta, i cili u ofendua rëndë nga i pari i Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

“Televizioni i juaj prodhon lajme të rreme. Jeni një organizatë e tmerrshme”, tha Trump para dhjetëra gazetarëve, duke i lënë shumë prej tyre të habitur me reagimin e tij.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i gazetarit Acosta, i cili iu kundërpërgjigj duke i thënë: “ju po na sulmoni, a mund të na përgjigjeni në pyetjet e bëra”.

Trump do të inaugurohet zyrtarisht president i SHBA-ve më 20 janar. /Telegrafi/

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...