Published On: 9 Korrik, 2017
Bota |

Trump: Asnjë lehtësim të sanksioneve kundër Moskës deri në një zgjidhje të situatës në Siri dhe Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se sanksionet kundër Rusisë nuk do të lehtësohen deri në një zgjidhje të situatës në Siri dhe Ukrainë.

“Asgjë nuk do të bëhet deri sa problemet ukrainase dhe siriane të zgjidhen”, theksoi presidenti amerikan në një mesazh në rrjetin social Twitter pas rikthimit nga një turne katërditor në Evropë gjatë të cilit ai takoi për herë të parë presidentin rus, Vladimir Putin.

 Rusia, aleate e presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe SHBA-ja ranë dakord të premten në Aman për vendosjen e një armëpushimi në Siri.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut ai ka hyrë sot në fuqi në tre provinca në jug të vendit në konflikt që prej vitit 2011.

Përsa i përket Ukrainës, Uashingtoni vazhdon të akuzojë Moskën për mbështetje të rebelëve separatistë në lindje të vendit dhe miratoi sanskione të tjera më 20 qershor.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...