Published On: 9 Gusht, 2017

Trump: Arsenali bërthamor amerikan, më i fuqishëm se kurrë

  • Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot se arsenali bërthamor i SHBA-së është më i fuqishëm se kurrë më parë, në mes të rritjes së tensioneve me Korenë e Veriut.

“Të shpresojmë që të mos e përdorim kurrë këtë fuqi, por ne do të mbetemi gjithnjë kombi më i fuqishëm në botë!”, deklaroi presidenti amerikan në profillin e tij “Twitter” pasi kërcënoi një ditë më parë regjimin e Phenianit.

Koreja e Veriut deklaroi sot se synon të lëshojë një raketë balistike me rreze të mesme drejt bazave amerikane në ishullin e Guam, në Paqësor, raportoi agjencia zyrtare koreanoveriore e lajmeve KCNA, përcjell Atsh.

Ky kërcënim vjen pak çaste pas deklarimit të presidentit amerikan Donald Trump, i cili i premtoi zjarrin Koresë së Veriut nëse kjo e fundit vazhdon të kërcënojë SHBA-në, nën sfondin e zhvillimit të programit të saj balistik dhe bërthamor.

Disa ditë më parë OKB-ja miratoi një seri sanksionesh të ashpra kundër Phenianit.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...