Published On: 24 Tetor, 2016

Tronditëse: Historiani amerikan zbulon fakte të panjohura për krimet serbe, greke e malazeze ndaj shqiptarëve autokton

Image result for krimet serbe dhe greke ndaj shqiptareve

Ishte në Tiranë nga Amerika Justin McCarthy, autori i një vepre studimore të pazakontë, të titulluar: ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­-1922’.

Pra, siç shihet, është fjala për periudhën e fundit të Perandorisë Osmane, rënien e saj, që u shoqërua nga luftra me theks nacionalist si pasojë e prishjes së një rendi të caktuar, duke kulmuar më pas me Luftën e Parë Botërore. E veçanta e veprës është se nuk niset nga asnjë premisë me bazë emotive, siç mund të jetë feja apo nacionaliteti.

McCarthy është një i krishterë dhe amerikan po ashtu. Por ai niset vetëm nga premisa shkencore në punën e tij, gjë të cilën e sqaron në parathënie, edhe sa i përket motivit të studimit të tij: “Ishte demografia ajo që më çoi drejt hulumutimit të spastrimit etnik të myslimanëve osmanë. Kur fillova studimet rreth demografisë së Perandorisë Osmane, zbulova, për habinë time, se askush nuk e dinte me të vërtetë se sa myslimanë kishte patur në kohërat osmane. Teksa përllogaritja shifrën e saktë të popullsisë së myslimanëve të Anadollit, zbulova një tjetër fakt që nuk ishte përfshirë kurrë në librat europianë dhe amerikanë të historisë: pothuajse 3 milion myslimanë kishin vdekur në luftrat gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1922. Vendosa që të hulumtoj e të gjej se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

Çfarë e kishte shkaktuar vdekjen e kaq shumë myslimanëve…” Nga ana tjetër, po duke iu referuar parathënies së librit, autori McCarthy përmend diku dhe viktimizimin jo pak dhe të të krishterëve në valën e luftrave me karakter nacionalist që çoi me pas dhe në spastrime etnike. E potencon këtë fakt kur është fjala për serbët dhe grekët e lëshuar frerësh: “’Vdekje dhe Dëbim’ katalogon vuajtjet e myslimanëve, por nuk duhet menduar se të krishterët nuk vuajtën. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë në Shqipëri. Pushtuesit nga Mali i Zi dhe Serbia rrënuan si fshatrat e shqiptarëve myslimanë ashtu dhe ato të të krishterëve pa dallim. Greqia zaptoi trojet e shqiptarëve, pa marrë parasysh fenë e banorëve të tyre. Në një kohë që dhimbja ishte e gjithëmbarshme, është e pamundur të thuhet se kush vuajti më tepër, dhe as nuk ka dobi që të spekulohet lidhur më këtë çështje. Të gjithë shqiptarët u bënë viktima të katastrofës së kombit të tyre.

Kështu shkruan pra autori në parathënien e librit të tij, e cila është një sintezë e përfundimeve nga hulumtimet e mëdha me bazë krejtësisht shkencore. Justin McCarthy është profesor i Historisë në Universitetin e Lousville­it, historian pa dyshim, si dhe demograf, i cili i është kushtuar historisë së popujve të Ballkanit dhe të Lindjes së Mesme, me një sërë veprash studimore Promovimi i veprës studimore të Justin McCarthy­it ‘Vdekje dhe Dëbim – spastrimi etnik i myslimanëve osmanë, 1821­1922’, është bërë në sallën ‘Balshaj’ të ambienteve të Hotel Tiranës. Ai ishte prezent personalisht për të folur mbi këtë vepër. Shqiptari.eu

Image result for krimet greke ndaj shqiptareve

Image result for krimet serbe dhe greke ndaj shqiptareve

Loading...
 
Displaying 5 Comments
Have Your Say
  1. Jahir thotë:

    Falinderoj autorin amerikan per librin aq me vlere rreth gjenocidit mbi shqiptaret.
    Shoqat profesionale ne nivel vendi “Ngritja e Zerit”eshte duke ber padi ne emer te viktimave per kompensim demi nga ana e Qeverise te RS, por nuk ka perkrahje dhe vullnet per institucionalizim te subjektit.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(2) Nuk Pelqej(0)
  2. Bajram thotë:

    Jemi perpara nje denoncimi te hapur per genocid te padegjuar saqe c’fare flitet ne “Vdekje dhe debim 1821 -1922” pra nje periudhe 101 vjecare ku u vrane, dogjen e masakruan miliona shqiptare qe Justin McCarthy ka evidentuar duke hulumtuar mbi fakte e ngjarje te dokumentuara ne arshivat dhe analet e tjera historike qe nga ana jone si shqiptare duhen grumbulluar dhe sistemuar per te ngritur padi kunder Greqise qe vazhdon edhe sot e kesaj dite po keto politika ndaj shqiptareve.Po keshtu duhet ngritur padi kunder Serbise per krime lufte ne Kosove qe akoma nuk ka kerkuar falje,por edhe per genocidn dhe krimet ne kohen e mbreterise serbe dhe te komunizmit titist apo te maqedonasve dhe malazezeve qe kane kryer krime monstruoze ndaj shqiptareve.Ky hap duhet bere krahas perpjekjeve te tjera qe ben shteti shqiptar ne politikat dhe diplomacine per te vendosur marredhenie stabiliteti.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(17) Nuk Pelqej(0)
  3. Alifet Nuredini thotë:

    Keshtu ndodh kur kistorianet tane merren me periudha te caktuara edhe ate pas luftes se dyte e kendej edhe ate per vendbanime te caktuara si ;Prizreni me rrethine,Vushtrria me rrethine ,Gjakova e kush e di se kush pas luftes se dyte boterore

    Përgjigjiuni
    Pelqej(7) Nuk Pelqej(0)
  4. Historjani , Amrikan denon krimet ,Serbe veper shume e mire dhe me vlera te medha.

    Përgjigjiuni
    Pelqej(38) Nuk Pelqej(0)

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...