Published On: 5 Korrik, 2017

Tronditëse efektet e para të Gjykatës speciale. Kapen tre ekzekutor, vijojnë arrestimet

 

Si ngushëllim për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e Luftës të Kosovës, Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Ekrem Rexhen, Tahir Zemajn, Haki Imerin, Smajl Hajradarajn, Shaban Manajn, Ismet Rracin…

Dita e parë e funksionimit të Gjykatës speciale ka dhënë efektet e para shpresëdhënëse për rivendosjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Shpresat e venitura për lirinë në Kosovë kanë filluar të gjallërohen. Një aksion i policisë së Kosovës dhe EULEX-it për ta kapur zinxhirin e krimit, bërthamën e grupit të vrasësve në Kosovë ka kulmuar me arrestimin e tre anëtarëve të grupit të ekzekutorëve, qoftë si vrasës të drejtëpërdrejt, qoftë si ndihmës të tyre.

Njëri prej tyre është ndaluar para një jave si po raportohet në media, në Gjermani (edhe pse mund të jetë bërë arrestimi në Zvicër), i Faik Shaqirit, një tjetër anëtar i grupit të ekzekutorëve, vrasësve që kanë kryer shumicën e vrasjeve politike. Ndërsa, dy të tjerë ka vite që kanë vdekur në përpjekje për të vazhduar mbijetesën me vrasje, Agron Sulejmani dhe Ruzhdi Shaqiri.

I arrestuari i fundit që pritet të ekstradohet, Faik Shaqiri është kushëri i Ruzhdi Shaqirit. Ndërkohë burime të tjera bëjnë të ditur për Gazetën Shqiptari.eu, se një javë më parë ka ndodhur edhe arrestimi i një ish-polici, pikërisht për pjesëmarrje në vrasje, por i cili në rrethana të paqarta ka ikur nga burgu. Ndërsa, është në kërkim edhe një tjetër person M.I., i cili ndodhet në arrati. Që të dy këta janë nga Shtimja.

Edhe pse nuk ka një deklaratë zyrtare apo informacion zyrtar se arrestimet kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Gjykatën speciale, është e qartë se këto ndodhën pikërisht si efekt i punës së parë të Gjykatës speciale, e cila përveç se do të çojë në zbardhjen e shumë vrasjeve, ajo do ta ndikojë drejtësinë në Kosovë, e cila do të detyrohet që të zbardhë, përkatësisht të nxjerrë para drejtësisë të gjithë pjesëtarët e krimit të organizuar, të cilët kanë kryer vrasje ose i kanë porositur ato.

Vrasjet e 2004-ës nuk bien drejtpërdrejt në mandatin e Gjykatës speciale, por grupet që kanë kryer vrasjet para vitit 2001, i kanë kryer dhe porositur ato edhe pas këtij viti. Disa vështirësi i ka krijuar koha, pasi brenda 18-19 viteve sa janë kryer krime, disa nga dëshmitarët nuk jetojnë më, ndërsa edhe disa prej ekzekutorëve kanë vdekur ose janë ekzekutuar nga vetë porositësit e vrasjeve. Në këtë rast duhet hetuar edhe vdekjen në aksident dhe në rrethana të paqarta të disa prej vrasësve.

Pra, duke kapur autorët e vrasjeve të pas vitit 2001, Policia e Kosovës dhe e EULEX-it, po krijojnë grupin e të dyshuarve për Gjykatën Speciale, të cilët do të dëshmojnë për krimet e kryera dhe se kush ishin porositësit.

Pavarësisht shijes së hidhur të jetës, efektet e para të Gjykatës speciale tashmë janë evidente, dhe ato i mohojnë vetëm ata që nuk kuptojnë fare në drejtësi, në procedura dhe procese.

Pas shumë vitesh pritjeje familjet e viktimave dhe të gjithë shqiptarët do të fillojnë të ndjejnë se drejtësia po vjen, dhe do vihet në vend, si ngushëllim për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e Luftës të Kosovës, Xhemail Mustafën, Enver Malokun, Ekrem Rexhen, Tahir Zemajn, Haki Imerin, Smajl Hajradarajn, Shaban Manajn, Ismet Rracin, Shefki Popovën, Xhafer Behramin, Sebehate Tolajn, Isuf Haklajn, Bekim Kastratin, Bardhyl Ajetin, Kosovë Zeqirit, Rexhep Lucit, të Hoxhës, Binisht etj, plagosjen e Sabri Hamitit, Fetah Rudit, Gani Gecit, Ejup Visokës, për rrahje gjymtime si të Sinan Gashit e të tjerëve.

Më në fund drejtësia ka filluar të frymojë, por ende shumë punë për të ndreçur gjithfarë kanë shkatërruar këto grupe kriminale, të cialt edhe dyshohet se e kanë kapur shtetin fuqishëm. SHQIPTARI.eu

 

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...