Published On: 27 Gusht, 2017

Tronditë Serbinë historiani serb: Shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan, ne jemi ardhacakë (Foto)

Sllovenët e vjetër në Gadishullin e Ballkanit, u mirëpritën nga ilirët vendas të cilët më vonë janë shpërndarë në disa fise, prej të cilëve  mbijetoi  një prej tyre, e që në shekullin e 20-të popujt e Evropës Perëndimore i quajtën shqiptarë”, kështu shkruan në librin e tij për nxënësit e klasës së gjashtë të shkollave fillore, historiani  serb Rade Mihalçiq, me çka ai pohon se shqiptarët janë populli më i vjetër i Gadishullit Ballkanik, shkruajnë mediat serbe, transmeton InfoPress.

Në libër, konkretisht tek mësimi “Jugu i Sllovenisë dhe paraardhësit”, ndër të tjera, thuhet:

“Shqiptarët e vjetër kanë prejardhje nga Ilirët, të romanizuar në një masë të vogël dhe ata janë të vetmit që ruanin gjuhën, zakonet dhe karakteristikat e tjera etnike, me të cilët sllovenët, grekët dhe popujt e tjerë u përzien”, thuhet ndër të tjera në librin e përmendur duke shtuar se  “pas betejës së Maricës dhe asaj të Kosovës, turqit vazhduan pushtimet dhe me kalimin e kohës kërcënuan zonat shqiptare”, pohon autori Mihaljçiq, libri i të cilit ngjalli shumë polemika në Serbi, e madje u ndalua edhe në shkollat serbe. /Gazeta InfoPress1

2

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...