Published On: 30 Tetor, 2016

Trondit opinionin Lubonja: Kosovarët kanë zhvilluar edhe identitetin jugosllav

Nëse e bëjmë dallimin në mes të etnisë dhe kombit, e me komb nënkuptojmë përkatësinë në një shtet-komb si Zvicra, atëherë nuk ka dyshim se do të ndërtohet ose jemi në procesin e ndërtimit të një kombësie kosovare, në të cilën do të bëjnë pjesë përveç shqiptarëve edhe pakicat.

Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës ”Zëri”, analisti nga Shqipëria Fatos Lubonja.

Lubonja më tutje ka shtuar se ai megjithatë përkrahë tezën se është për një ”shtet më të mirë, e jo një shtet më të madh”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se edhe ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ka bazë.

”Padyshim që ka bazë. Ka bazë në një vullnet historik të shqiptarëve për këtë bashkim. Ka bazë sepse kemi të bëjmë me një etni, se flitet një gjuhë edhe pse me dialekte të ndryshme.”, ka thënë ndër të tjera Fatos Lubonja.

Zëri: Cili është identiteti i kosovarëve dhe a kanë ata pos trungut etnik dhe gjuhësor të përbashkët edhe histori të përbashkët me Shqipërinë?

Lubonja: E para gjë që më vjen të them është se në pyetjen tuaj çështja shtrohet sikur identiteti është një dhe i ngurtë. Mendimi i sotëm, përgjithësisht i pranuar i studiuesve është se identiteti është një proces. Pra, nuk mund të flitet për një identitet shqiptarë qysh nga koha e ilirëve e këtej sikur nuk mund të flitet për një identitet kosovar qysh nga kohët më të vjetra. Në periudhën osmane shqiptarët kanë qenë një etni me një gjuhë të përbashkët (shqipen) brenda një identiteti osman, por kanë pasur edhe identitete të ndryshme fetare, lokale etj. Nuk mund të mohohet se kosovarët janë pjesë e etnisë shqiptare që me një kontekst historik tjetër kanë zhvilluar edhe identitete tjera. Për shembull, identitetin jugosllav. Për shembull, shumë kosovarë kanë folur gjuhën serbo-kroate, të cilën shqiptarët e Shqipërisë nuk e kanë njohur. Kur bëjmë krahasimin në mes të shqiptarëve dhe kosovarëve duhet të vëmë re dy gjëra, mendoj unë. Vullnetin e kosovarëve për të ndërtuar një identitet si ai i shqiptarëve të Shqipërisë – mjaft të kesh parasysh përqafimin e gjuhës standarde – si dhe një kontekst historik që e ka penguar këtë lloj identifikimi, qoftë në periudhën e Jugosllavisë, qoftë edhe pas ngjarjeve që kanë ndodhur me formimin e shtetit të Kosovës sipas një negocimi me ndërkombëtarët të cilët kanë imponuar një flamur me gjashtë yje, himin etj. Edhe këto janë pjesë e një procesi që ndikon për të krijuar një identitet tjetër nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...