Published On: 21 Gusht, 2017

Trishtuese: Rritet për 1/3 numri i të sëmurëve me kancer në Kosovë

  • Sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), është diskutuar për rritjen e numrit të pacientëve me kancer në Kosovë.

Onkolog Ilir Kurtishi tha se trendi i sëmundjeve malinje është në ngritje. “Në krahasim me vendet e rajonit ne qëndrojmë më mirë. Ka më pak persona se në Maqedoni dhe Malin e Zi. Vetëm në gjashtëmujor kemi 800 raste, kurse deri në fund të vitit do të mund të kemi mbi 1400”, tha ai. Sipas tij, si klinikë kanë regjistër për të sëmurët. “Shumë shpejt Kosova do të ketë regjistër për kancer”, tha ai.

Në përgjithësi ka ngritje prej 30 për qind, në një vit. Kurtishi bëri me dije se ka edhe të sëmurë me këtë sëmundje që nuk lajmërohen në Prishtinë, por shikojnë alternativa të tjera.

“Kjo shifër shkon prej 5 %”, tha ai.

Sipas tij, kjo sëmundje është edhe trashëgim, por edhe pirja e duhanit, e alkoolit dhe obeziteti janë faktor për këtë sëmundje.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...