Published On: 24 Gusht, 2017

Trishtuese: Diplomatët alarmojnë – Nëse nuk krijohen institucionet, priten ikje masive nga Kosova

Diplomatë perëndimor alarmojnë se mungesa e institucioneve të shëndosha në Kosovë do të shkaktojë fluks të ri të qytetarëve që po planifikojnë largimin nga vendi. Një diplomat europerëndimor në Shkup i tha agjencisë së lajmeve INA se kriza institucionale po rrit zhgënjimin e qytetarëve të Kosovës dhe kjo ka bërë që shumë të rinjë po përgatiten për tu larguar nga vendi.

“Kemi informacione nga shërbime të caktuara se një valë e re e qytetarëve të Kosovës po bëhen gati që nga shtatori për të ikur jashtë vendit. Kjo për shkak të papërgjegjësisë së politikanëve kosovarë, të cilët për interesa klanore dhe politike kanë bllokuar krijimin e institucioneve të Kosovës. Në rast se deri në shtator nuk do të ketë qeveri, atëherë nuk përjashtojmë fluksin e ikjes masive të qytetarëve të zhgënjyer”, theksoi për INA, diplomati europerëndimor.

Shqetësimet e tyre i kanë paraqitur edhe diplomatë të tjerë, të cilët kanë bërë thirrje për krijimin sa më të shpejt të institucioneve shtetërore. (INA)

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...