Published On: 11 Gusht, 2017

Trishtues, rënkimi! “Na ndihmoni, jemi rrethuar nga zjarri, prindërit po më digjen brenda shtëpisë”

Një situatë të paprecedentë po përjetojnë banorët e fshatit Çorrush në Mallakastër, flaët rrezikojnë seriozisht jetën e të paktën 7 familjeve.

 

Alarmi ka ardhur nga vetë banorët e zonës, të cilët janë rrethuar nga flakët e një zjarri që nisi si pasojë e djegies së një cope toke të punuar nga një banor po i këtij fshati.

Në një lidhje telefonike për News24, vajza e njërës prej familjeve të rrezikuara nga flakët jep me fjalë dhe me lotët e saj situatën reale. Ajo shprehet e përlotur dhe me zërin që i dridhet se situata është kritike dhe se ka rrezik që prindërit e saj të digjen brenda në shtëpi, ndërkohë që nga ana e shtetit nuk ka asnjë ndihmë.

“Situata është shumë alarmante, kemi dy orë që e marr policinë e shtetit, zjarrfikëset, por askush nuk vjen. Ne u sosën nga Vlora por s’ju japim dot ndihmë. Nuk ka asnjë ndihmë nga shteti. Ku është shteti?! E gjithë lagjja është rrethuar nga flakët, po na digjen prindërit brenda (qan) Duhet ndihmë nga ajri se po digjen brenda, ju lutem”,- shprehet vajza për News24./Gazeta Express

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...