Published On: 31 Gusht, 2017

Tripletë e Ronaldos, Franca turpëron Holandën (Video)

Cristiano Ronaldo vijon të thellojë rekordet me ekipin përfaqësues. Portugalia ka pasur përballë një kundështar modest, Ishujt Faroe, por kjo nuk i ka interesuar aspak CR7-ës, teksa ka shënuar në mënyrë spektakolare golin e parë me një gjysëm roveshiate.

Ronaldo nuk është ndalur me këtë, teksa ka shënuar edhe 2 gola të tjerë, ka dhënë madje edhe një assist goli. Portugalia fitoi 5-1, por mbetet në vend të dytë, sepse Zvicra mposhti Andorrën 3-0 dhe kryeson grupin me 21 pikë, 3 më shumë se vendi i dytë, që e mbajnë luzitanët. Hungaria në vend të tretë me 10 pikë.

Franca ka treguar edhe njëherë se është një nga skuadrat më në formë dhe pretendente për të fituar Kupën e Botës vitin tjetër. Të besuarit e Didier Deschamps kanë dominuar që nga minuta e parë e deri tek e fundit përballë një Holande inferiore dhe të paorganizuar.

Ndeshja filloi me kontrollin e vendasve të cilët gjejnë golin e avantazhit në minutën e 14’ me anë të Griezmann. Sulmuesi i Atletico Madrid kombinon bukur me Giroud dhe godet saktë duke mundur portierin holandez. Pas pushimit është e njëjta histori, ka vetëm një skuadër në fushë dhe ajo është Franca.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Gjithçka bëhet akoma më e vështirë për miqtë kur Strootman del me karton të kuq pas një faulli ndaj Griezmann, por arbitri ka gabuar te gjykimi i tij. Në minutën e 73’ erdhi goli i dytë, një super gol i Lemar i cili është kërkuar me ngulm nga Arsenali në orët e fundit të merkatos. Në fund, erdhën edhe golat e Lemar dhe Mbappe, i cili u fut vetëm në minutën e 75’, por arriti të gjente golin.

Ndërkohë, Belgjika ka shënuar një goleadë ndaj Gjibraltarit, duke shënuar plot 9 gola në portën e vizitorëve. Tre gola për sulmuesin e Manchester United, Romelu Lukaku, ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Mertens, Meunier, Witsel dhe i rikthyeri Hazard. Me këtë fitore Belgjika e ka thuajse të siguruar një vend për në Kupën e Botës.

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...