Published On: 4 Korrik, 2017

Trepça ’89 me debutim për t’u harruar, turpërohet në “Adem Jashari” (VIDEO)

Trepça ’89 ka pësuar humbje turpëruese në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, në stadiumin “Adem Jashari”.

Trepça ’89 është turpëruar në Mitrovicë, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4:1 nga skuadra e Ishujve Faroe, Vikingur, raporton Gazeta Blic

Kampioni i Kosovës e nisi furishëm këtë takim, mirëpo mbeti me 10 lojtarë, kur sulmuesi Blerand Kurtishaj u largua nga loja me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 33 të takimit.

Sorin Anghel shënoi për epërsinë 1:0 të mysafirëve në minutën e 37 të takimit, kurse e dyfishuan epërsinë me autogolin e Pëparim Islamit, në minutën e 40.

Vikingur shënoi edhe dy gola në pjesën e dytë, për të thelluar epërsinë ndaj skuadrës mitrovicase. Soelvi Vatnhamar dhe Hans Lervig realizuan për 3-0 dhe 4-0, në minutat 52 dhe 59 në pjesën e dytë.

Për Trepçën ’89 golin e vetëm e realizoi Florent Hasani, në minutën e 65 të takimit, për rezultatin final 1:4.

Trepça ’89 kështu eliminohet në rundin e parë të fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve, me rezultatin e përgjithshëm 6:2. /Gazeta Blic/

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...