Published On: 31 Maj, 2017

Trefish më shumë votues nga Diaspora për zgjedhjet e 11 Qershorit!

Rreth 14 mijë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote kanë aplikuar për zgjedhjet e 11 Qershorit. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime prej KQZ.

Nëse të gjithë këtyre qytetarëve edhe do t’u lejohet të votohet ende nuk dihet pasi do kalojnë në proces verifikimi.

Në anën tjetër, është mëse e qartë që ky numër nuk është as i përafërt me ata që jetojnë jashtë e duan të votojnë.

Por nëse ky numër krahasohet me atë të vitit 2014 kur nga diaspora kishte patur 4800 aplikime për votim atëherë del të jetë që numri i votuesve diasporës të diasporës është trefishuar, raporton Gazeta Blic.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...