Published On: 20 Nëntor, 2016

Tre vite pa Sokol Olldashin… dhe një këngë nga Astrit Patozi

Sot mbushen plot 3 vjet nga ndarja tragjike me jetën e ish-deputetit të PD-së dhe ish-ministrit Sokol Olldashi. Çdo vit Olldashi është kujtuar nga miqtë dhe të afërmit e tij, por këtë herë një nga miqtë e tij të ngushtë, deputeti Astrit Patozi, ka vendosur ta përkujtojë mikun e tij duke i kënduar me kitarë, një pasion dhe i vetë Olldashit.

“Nata të mori me errësirën e saj. Nëna jote po shkrehet në vaj. Ti ike larg, në qiell fluturove. Na braktise, na pikëllove”,- nis kënga teksti i së cilës mendohet të jetë shkruar nga vetë Patozi.

Vargjet për mikun e tij vijojnë me: “po ti nuk do trishtimi të na ndaj, ëndrra nuk ndalet…”.

“Një dhimbje pa zë”,- shprehet Patozi për mikun e tij, ku shfaq dukshëm dhe trishtimin për mungesën e një njeriu me shumë vlera, që dhe cigaren “ashtu se ndez më”.

Sokol Olldashi u nda nga jeta pas një aksidenti fatal më 20 nëntor 2013.

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...