Published On: 8 Nëntor, 2016

Tre ministrat e LDK-së që do të largohen nga qeveria, vjen Anton Quni

Formatimi i Qeverisë së Kosovës do të ndodhë edhe nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmi.net nga burime brenda Qeverisë së Kosovës merr vesh se ministrat që do të lëvizin nga radhët e LDK-së, janë Hykmete Bajrami ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Kujtim Shala ministër i Kulturës dhe Skender Hyseni ministër i Punëve të Brendshme.

Kujtim Shalën do ta zëvendësojë Vlora Dumoshi, shefja e stafit të kryeministrit Isa Mustafa.

Ndërsa Skënder Hyseni do të zëvendësohet nga Anton Quni, deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka pasur ta lërë postin e ministrit, por ka ndërhyr Lutfi Haziri, nënkryetari i LDK-së, pasi është mik me të.

Po ashtu edhe Lutfi Zharku ka pasur të lëviz nga Ministria e Infrastrukturës, por edhe këtu ka ndërhyr Haziri, për shkak të autostradës që pritet në nis për në Gjilan.

Deri më tani postin e Hykmete Bajramit ende nuk ka emër se kush do ta zëvendësoj. Infopres

Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...

Kush duhet ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...