Published On: 12 Gusht, 2017

Tre liderë në këmbët e Ukës

Krerët e koalicionit PAN, Kadri Veseli, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj si dhe Fatmir Limaj kanë zhvilluar sot një takim me Ukë Rugovën në njërin prej lokaleve të Prishtinës.

Temë kyçe e këtij takimi ishte formimi sa më shpejt i institucioneve të Republikës, të cilat edhe pas tri vazhdimeve të seancave nuk po rezultojnë me sukses.

Një tavolinë më larg ishin edhe bashkëpunëtorët e tri partive, PDK-së, AAK-së si dhe Nisma-s; Memli Krasniqi, Pal Lekaj, Endrit Shala si dhe Dardan Gashi.

Pas takimit nuk pati ndonjë prononcim për media. Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në humor tha; “Mëngjes i mirë, por pak nxehtë…”

Se prezenca e Ukës rikonfirmoi edhe njëherë votën e Teutës pro koalicionin PAN e thotë edhe Dardan Gashi. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” tregoi rëndësinë që pati ky takim.

“Po, është disktu për krijimin e qeverisë dhe ndarjen e ministrive”, ka thënë ai, duke shtuar se për votën e Teutës vendos vet deputetja e LDK-së. /Indeksonline

ed9e2143-b02b-4be9-93a1-d4db28300f7f-1560-000000bdf6b4c3b314e8a7af-850d-4343-8705-10390255e780-1560-000000be24afdb55efbad2e9-660e-4ea5-b49e-be359904e035-1560-000000be2b5432ad

A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...