Published On: 30 Maj, 2017

Tre brezave të tri luftrave, në tri shtete kundër shkaut!

Me rastin e 69 vjetorit të lindjes së Ahmet Krasniqit dhe 19 vjetorit të Takimit të Oslos.
Kushtuar Ministrit të Luftës, ushtarakut, Kolonel Ahmet Krasniqit, Axhës, Aziz dhe vjehrrit tim Qerimit, në shenjë nderimi dhe respekti

Shkruan: Sinan Kastrati

”Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët!” (Hajnrih Hajne”

Copëza të shkëputura kujtimesh nga Ditari im

Për Aziz Zhilivodën kisha dëgjuar edhe më parë, qysh kur isha i vogël, si për një njeri të përrallave, trim të çartur e njeri të ndershëm, moralisht. Burrat nëpër ndeja gjatë netëve (të gjata) të dimrit e festave të ndryshme familjare, festave të motmotit e festave të tjera, në deka e dreka, në ODËN e gjyshit tim, Imer Seferit dhe në odat e tjera flisnin për burrat e njohur, trimat e mëdhenj e pleqtë e mençur.
Krahas këtyre burrave, trimave e pleqve që shahirat i këndonin në bisht të Lahutës e në tel të Qitelisë, flitej me pietet edhe për Aziz Zhilivodën që ishte i një krahu tjetër, krahine tjetër, asaj të Anës së Artakollit por që kishte lënë NAM për trimëri, kundër pushtetit serb, pas vitit 1945. Tregoheshin lloj-lloj ngjarjesh për të bëmat e tij si luftëtar trim, strateg dhe njeri i ndershëm, i fjalës dhe i (punës e) pushkës për të cilin fliten vetëm fjalë të mira.

Me Aziz Zhilivodën kurrë nuk jam takuar. Kam folur vetëm me telefon, nga Mönsteråsi, qytezë e vogël ku unë banoja në Suedi, me Azizin, në Elbasan, në vitin 1993, kur Beha, (Behxhet Krasniqi, vëllai i Ahmetit, që kishte ikur nga zullumi serb në Shqipëri dhe), banonte te Axha Aziz.
Njëherë në një të pame, në odën tonë që ishte oda më e madhja, bashkë me atë të Smajl Zenelit e të Cufë Nezirit në Turjake dhe rrethinë, se si ra llafi për Kaçakët e Komitët e Malit e ku burrat bënin muhabet e shtyheshin me fjalë se kush ka qene kaçaku e komiti më i rrezikshëm kundër pushtetit të thershëm dhe kush i ka bëre më shumë zullum (dëm (pu)shtetit…. Aty, qëllon edhe Adem Sejdi Godanci nga fshati Gremnik i komunës së Klinës, mik shtëpie. Ai kishte punuar deri në pension si milic dhe kishte qenë edhe komandir i stacionit të milicisë për një kohë të gjatë në Llap (Podujevë) e Ujmir të Klinës, prandaj edhe e njihte mirë këtë ”teme” e muhabet. Ai tha: Njeriu me i rrezikshëm ka qene Aziz Zhilivoda.

Çka thonë të tjerët për Aziz Zhilivodën? Qerimi ishte njeriu më besnik i Azizit

Hajrizi ishte djali i dytë i Mixhës Mustafë, pas Azizit, baba i Ahmetit ndërsa Qerimi ishte kushëriri më i afërt, djemtë e dy vëllezërve dhe njeriu më besnik i Azizit, kudo dhe kurdoherë, Ai, Qerimi, e ka ndihmua Azizin derisa ai e kalon kufirin me Qetën e tij të vogël dhe del në Shqipëri, më 1948. Qerimi, Azizit në Mal, i ka çu bukë, teshat e lame, e ka lajmërua për çdo të re dhe në oborrin e shtëpisë, në në Zhilivodë ia ndërton (edhe) një BUNKER në BUNAR që mos të hetohet e të mos dyshohet nga pushteti serb dhe argatët e tij. Dikush nga të afërmit e lajmëron policinë dhe hetohet se Qerimi i ka ndërtua një BUNKER Azizit. Familja e Qerimit dhe autori i këtyre radhëve e dinë kush ka qenë ai, po nuk do ta bëjnë “publik” për shkaqe dhe arsye familjare, pra nuk duan ta publikojnë në gazetë. Qerimin, policia serbe e rrahin shumë, pastaj e detyrojnë me hyp mbi qeremide, në kulm të shpisë, vetëm në tlina të holla në minus 20 gradë celsius dhe e kanë shti në përrua të dathur e të deshur deri në mbi shokë, natyrisht në dimër por ai nuk pranon me tregua asgjë për Azizin, edhe pse i dalin dëshmitarët balë për ballë.
Flitet se Hajrizi dhe Qerimi kanë qenë më trima se Azizi ndërsa vetë Azizi kish pas thëne: ”Nëse më vrasin mua, Qerimi ma merr hakun e nëse vritet Qerimi, nuk ka kush ia merr hakun”.
Azizi në at kohë ka jetuar në Elbasan, në Shqipëri.

A ishte (ishin Hamza e) Adem Jashari te Aziz Zhilivoda në Elbasan?

Haradin a UDBA t`ka qu te unë- a?

Azizi, më 1993, kur ”hapet” Shqipëria, qelet kufiri e shkojnë të afërm dhe familjarë të ai, në një ndejë kish pas thënë: Djemtë e Shaban Jasharit nga Prekazi ishin djem të zotët pa iu përmend emrat se a ështe fjala për Hamzën, Ademin. Ademi ka ushtrua në Shqipëri me grupin e parë të luftëtarëve nga Kosova, më 1991. Behxheti i cili ka jetuar një kohë në Shqipëri, më 1993, ka banua te Mixha Aziz, në Lagjen e Skënderbeut në Elbasan tregon se si te Mixha Aziz kanë shkuar njerëz të ndryshëm që i ka dërguar UDBA dhe kuqaloshë të tjerë, kështu i quante Mixha Aziz, komunistët shqiptarë e jugosllavë. Njëherë më pyeti Mixha Aziz: -Bablok, a i ngjeh djemt e Shaban Jasharit nga Prekazi? Ishin djem t`zot!
– Jo i thash Mixha Aziz.
Njëherë tjetër ish shkua Haradin Muja, baba i Shaip dhe Shaban Mujës nga Gradica te Mixha Aziz. Kur e sheh Azizi, i thotë Haradinit: -Haradin a UDBA t`ka qu te unë- a? Ai veç kesh dhe i thotë:
-Aziz, ha ha!
Është çudi e madhe dhe e pakuptueshme si depërton Shaban Muja, ”nipi” i Zhilivodës e bëhet pjesë ekipit të Ahmetit dhe a i ka dëgjuar Ahmeti këto fjalë nga Azizi?

Artakolli, Rrezja e Qyqavicës

Rrezja e Qyqavices është territor me begati nëntokësore dhe mbitokësore, me miliona tona të qymyrit nëntok dhe me fusha, pyje, prroje e kullosa etj. mbi tokë.
Kufiri Jugor i Artakoll-it, është Guri i Plakës te Grabovci, rruga hekurudhore Prishtinë-Pejë, kurse kufiri Verior është te Vaganica.
Kufiri Perëndimor e ndan Artakoll-in nga Drenica, Rruza ose kurrizi i Qyqavices, kurse kufiri lindor është lumi Sitnicë (Sharanpoll-i).
Krahina ose Ana e Artakollit ka 26 fshatra, vendbanime, me popullsi kryesisht shqiptare: Zhilivoda (Trimori), Bequku, Strofci, Bivolaku (Burimi), Leshkoshiqi (Lajthiza), Hamidia, Mihaliqi (Mirashi), Dërvari (Druari), Rezniku, Shallci (Shalës), Kolla, Novolani (Qeltina), Bruzniku, Shitarica (Shtruhera), Akrashtica, Pantina, Pirqi, Ashlani, Balinci, Frashëri (Sfiniari), Hercegovi (Gurbardhi), Gllavatini (Gurakuqi), Vërnica, Sibovci dhe Vernica e Avdi Agës, Hade (Hadja), Hamidia, Sibovci dhe Leshkoshiqi.
Territori dhe vendbanimet (Fshatrat) e Artakolli ose Rrezja e Qyqavicës janë të shtrira në tri komuna: Vushtrrisë, Obiliqit dhe të Komunës së Mitrovicës. Fshati Hade, Hamidi, Sibovc dhe Leshkoshiq janë të kom. së Obiliqit. Të Mitrovicës janë fshatrat: Vernica e Avdi Agës dhe Frashëri dhe pjesa tjetër, më e madhe e fshatrave dhe territorit i takojnë komunës së Vushtrrisë.

Kam dëgjuar se një libër ku flitet edhe për përkufizimin dhe përgjithësisht Artakollin e ka shkruar Hilmi Saraqi nga Bivolaku por mua nuk më ra bë dorë, nuk e kam lexuar. Kështu me telefon më tha një miku im, Dr. Shukri Gërgjaliu, mjek dhe më ndihmoi, me disa të dhëna të cilin e falënderoj, bashkë me Hilmiun.

Katundi Zhilivodë

Zhilivoda është fshati më i largët Jug-Perëndimor i Komunës së Vushtrrisë që kufizohet me komunën e Drenasit dhe asaj të (Prishtinës, tash) kom. e Obiliqit) me fshatrat Gradicë dhe Sibovc.
Zhilivoda shtrihet në një teren të thyer kodrinor e malor, në lindje të Maleve të Qyqavicës. Toka e punës, (arat) nuk është e mirë dhe e pëlleshme pë bereqet por shumë e pasur me qymyr, me të cilën fshatarët e kanë nxjerrë kafshoren e gojës duke qelur “Buxhak”.
Para ”Lufte” vitit 1999, Zhilivoda ka pasur afro 50, 60 shtëpi- familje ndërsa tash ka më pak. Një pjesë janë shpërngul në Vushtrri e qendra të tjera më të mëdha. Në mes të fshatit Zhilivoda ka pasur … edhe Xhaminë (tash është shkatërrua dhe më nuk është rindërtua), shkollën fillore e tash ka edhe rrugën asfaltuar që lidh qendrën komunale të Vushtrrisë dhe vendbanime e qendra të tjera më të mëdha e më të vogla.
Zhilivoda kufizohet me Malet e Qyqavicës dhe fshatin Gradice në Perëndim. Në lindje ka fshatin Sibovc komuna e Prishtinës (tash e Obiliqit) kurse në Veri e Veri-lindje ka fshatrat Strofc dhe Bivolak, larg, sa një vrap kali apo sa e pin duhangjiu një cigare duhan.

Familja Muja-Krasniqi nga Zhilivoda

I pari i Familjes (së Kolonel Ahmet Krasnqit, Azizit, Qerimit….) e kishte pasur emrin Muj-ë-a, më plaku, i kësaj familje që më vonë e gjitha e mori edhe emrin e tij si emër familjar- MUJA. Tash është një mahallë dhe quhet Mahalla Muja.
Ai kishte pas jetuar në Gllavotin, fshat 4, 5 km. ne Veri -Lindje të Zhilivodës, në mes të Bivolakut dhe Lumit Sitnicë që i ndante, edhe si ”kufi” natyral Prilluzhën, fshatin më të madh serb në Kosovë, me tokë pjellore dhe qendër lokaliteti, deri vonë edhe e fshatrave shqiptare të Rrethit të Artakollit. Fshatrat e Artakollit, siç fola më herët shtrihesh në lindje të Maleve të Qyqavicës dhe në Perëndim të Lumit Sitnicë. Fshatrat shqiptare ishin Zhilivoda, Strofci, Gllavotini, Bivolaku, Bequki, Mihaliqi…, kryesisht me një toke kodrinore të klasit të 5 e gjashtë kurse fshatrat që shtriheshin në Perëndim, gjegjësisht, në Lindje të Sitnicës ishin të banuara me serbë e me tokë shumë pjellore me hekurudhë, rrugë të asfaltuara, shkolla, shtëpi kulture, zyre të gjendjes civile, ambulancë etj, çka fshatrat shqiptare nuk i kishin.
Sipas asaj që flitet nga pasardhësit e tij, Muja e kishte pas mbytë një çaush të mbretit me 11 zapti e pastaj bashkë me familje kishte ikur nga Gllavotini në fshatin më të largët, në Zhilivode, rrëzë Qyqavicës.

Latifi ishte djali i Mujës dhe kishte tre djem: Hisenin, Mustafën dhe Shabanin.
Hiseni ishte djali më i madh i Latifit dhe i kishte pasur 6 djem: Bajramin, Muharremin, Ramadanin, Sherifin, Arifin dhe Hakifin.
Mustafa, djali i dyte i Latifit, i kishte pasur 3 djem e 5 vajza: Azizin (Aziz Zhilivodën), Hajrizin (babën e Kolonel Ahmet Krasniqit) dhe Azemin, si dhe vajzat Fazën, Fatën, Hanën, Hafizën dhe Minën.
Shabani ishte djali i tretë dhe më i vogli që kishte lënë dy djem jetim: Qerkinin dhe Qerimin, 6 dhe 4 vjeç.Shabanin e kanë pushkatua ushtria serbe më 1918.

Thonë se kur e kanë marrë ushtria serbe Shabanin në shtëpi, hallat iu kanë thënë Qerkinit dhe Qerimit: shkoni pas babës se nashta shkive iu vie gjynah dhe e falin Shabanin.
Edhe Azizi kish qenë i vogël, afërsisht 5 vjet kur ia pushkatojnë shkitë Mixhën Shaban. Azizi, kurr nuk e kishte harruar dhe ishte betua se do ta marr hakun, sikurse më vonë ushtaraku Ahmet Krasniqi që sa e sa herë kishte dëgjua këtë histori për Mixhën Shaban dhe histori të tjera, të ngjashme.
Azizi e kish pasë dashtë shumë Gjyshen, Azizen dhe Mixhen Shaban e kish pasë dashtë edhe më shumë se Mixhën Mustafë, babën e vetë.
Behxheti, më ka thënë se Azizi i ka thënë: Kur e kanë marr shkit, Mixha Shaban a kan` tuj ma maru ni shkam t`drunit. Un`jam kan i vogë, nashta 5 vjet i kam pas. Por nuk e harroj se masi e kishin pushkatue Mixhën Shaban erdhën shkitë me ia marr sahatin me qystek që e kish pas vjerr në dhomën ku flente. Gjyshja Azize vazhdon Azizi ju tha shkive, shqip:
-Mos e prekni, sahati asht i djalit tem! Shkit atëherë thanë nënës plakë, nënës së Shabanit:
-Shko merrja n`mujsh me mledh trutë djalit tanë, n`ledinë janë!
Këtu, Mixha Aziz i kish pas thënë gjyshes:
-Po ta jap BESËN gjyshe se kam me ia marr hakin Mixhës Shaban.

Qerkinin dhe Qerimin i ka rrit Mixha Mustafë dhe Halla Sherife, gruaja e Mixhës Mustafë nga Vranidolli, nëna e Azizit (Aziz Zhilivodës) dhe e Hajrizit… (babait të ardhshëm të ushtarakut, Ahmet Krasniqi).
Ajo, Halla Sherife iu ka nxjerr edhe dy çikat e dy vllaznive për të dy djemtë e kunatit, Shabanit: qikën e Ramadanit Hallën Zejni për Qerkinin, dhe qikën e Qerimit, Hallën Minë, për Qerimin
Pra Qerkini, Qerimi, Azizi, Hajrizi e …. përveq që i kanë pas babat vëllezër, dhe gratë e tyre kusherira, e kanë pas Hallën Sherife HALLË, si nënë,
Qerkini dhe Qerimi kurr nuk e kanë harrua Mixhën Mustafë e Hallën Sherife për kujdesin që kanë tregua për ta, më tepër se për fëmijët e vetëdhe për çdo gjë thonin: Ka thënë Mixha Mustafë!
Në këtë frymë, tepër vëllazërore janë rritur Qerkini e Qerimi, Azizi e Hajrizi e më vonë edhe Ahmeti, djali i Hajrizit dhe Shefqeti, djali i Qerimit, mësues (jeton në Danimarkë), pa e ndier mungesën e prindërve, nënes dhe babës.
Nëna Halime (nëna e Qerimit dhe Qerkinit) iu kishte vdekur kur ai ishte dy vjeq kurse babën ia kishin vrarë shkitë, kur Qerimi ende nuk i kish mbush 4 vjet.
Dy fëmijë, dy jetima.

Çfarë ngjashmërie, Qerkini dhe Qerimi, u rritën jetimë nëna iu vdiq…. babën iu vrasin serbët, kurse Ahmetit, gjithashtu nëna i vdes pas dy muajve e babën pas zullumit të madh, në spitalin e Prtishtinës, te Hekurudha, pa e pi e bënë ”operacion”, një shka, ”i njohur” )mjek?). Dyshohet se nga dhimbjet apo helmimi i UDB-ës, Hajrizi vdes më1955 kur Behxheti kishte ve[ 1 vjet e Ahmeti, 7 vje[. Dy fëmijë, dy jetima.
Azizi e Qerimi, kanë qenë të pandashëm, nuk i ka ndarë as gjumi. Vetëm vdekja i ndau,. Njëri ”pushon” në Elbasan e tjetri prehet i qetë në Zhilivodë, edhe pse nuk arritën ta shohin Kosovën Shtet të pavarur, siç thotë populli “shkuan me sy çelur”. sikurse që i ”ndau” jeta edhe Ushtarakun Ahmet Hajriz Krasniqin dhe Mësuesin Shefqet Qerim Krasniqin. I pari ”pushon” në Varrezat e Tiranës kurse i dyti jeton si pensionistë në qytetin e vjetër Roskile, afër Köpenhamn-it (Kopenhagës) në Danimarkës. / VIJON

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...