Published On: 28 Maj, 2017

Trajneri i ri i Barcelonës nuk llogarit në dy lojtarë, dëgjon ofertat për tetë të tjerë (Foto)

  • Ernesto Valverde së shpejti pritet të emërohet trajner i Barcelonës për sezonin e ardhshëm

Në Spanjë tashmë e quajnë punë të kryer, Ernesto Valverde, do të jetë trajner i Barcelonën për sezonin e ardhshëm, pas largimit të Luis Enriques.

“AS” gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se me ardhjen e Valverdes, pritet të largohen disa lojtarë nga “Camp Nou”.

Sipas “AS”, Arda Turan dhe Jeremi Mathie nuk bëjnë pjesë në planet e ish trajnerit të Athletic Bilbaos, derisa do të dëgjojë ofertat për tetë lojtarë, në mesin e tyre edhe Ivan Rakitic, Jordi Alba e Andre Gomes.

Ander Herrera i Manchester United, Marco Verratti i Paris Saint Germain dhe anësori i huazuar në Milan, Gerard Deulofeu, janë preferencat e Valverdes, që i dëshiron në “Camp Nou” për sezonin e ardhshëm.

Edhe mesfushori i Liverpoolit, Philipp Coutinho, është një lojtar që preferohet nga Valverde, i cili kërkohet nga Barcelona që një kohë të gjatë, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët që pritet t’i dëgjojë Barcelona ofertat: Jordi Alba, Digne, Aleix Vidal, André Gomes, Rakitic, Rafinha, Denis Suárez, Alcácer.

Lojtarët që nuk llogarit në ta: Arda, Mathieu.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
A 5
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...