Published On: 16 Korrik, 2017

Tragjedia e Vlorës/ Heroi nga Tetova që u mbyt bashkë me dy vajzat e reja

Manuela Maraj

Tragjedia ndodhi në Zvërnec, në zonën e Portonovës , ku 3 të rinj janë nxjerrë pa jetë nga uji.

Viktimat janë Manuela Maraj 27-vjeçe, banuese në Babicë e Madhe të Vlorës, Xhoana Cani 25-vjeçë nga Tirana dhe 24 vjeçari Beniamin Ferati, banues në Tetovë të Maqedonisë.

Sipas dëshmitarëve 25-vjeçarja nga Tirana ka qenë duke u larë dhe në një moment ka kërkuar ndihmë. I riu nga Tetova është nisur për ta ndihmuar, por është mbytur bashkë më të si pasojë e detit të trazuar dhe dallgëve të mëdha.

Manuela Maraj e afërme e vajzës nga Tirana ka tentuar t’i ndihmojë por edhe atë e ka përpirë uji.

Trupat e pajetë të 3 të rinjve janë nxjerrë nga Roja Bregdetare dhe janë transportuar drejt morgut të Vlorës.

Më herët në plazhin pranë Marinës u mbyt një 14-vjeçar. Endri Bejkotaraj u ndihmua nga një person, i cili e nxori në breg, por adoleshenti nuk mundi të mbijetojë.

Vetëm Vlora numëron 6 viktima në det nga nisja e sezonit turistik. Problem sipas pushuesve është mungesa e rojeve të plazhit, kullave te vrojtimit dhe ndihmës së parë thuajse në të gjithë vijën bregdetare.

Kuvendi i Gjilanit miratoi emrimin e rrugës: "Mërgimtarët e Gjilanit" në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e juaj për Lirinë, Pavarësin dhe Republikën! #Mirësevini n'shpi!
Loading...
 

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Loading...